Distria Krasniqi apo rrëmbyesja e përhershme e medaljeve – Nga shtatori e 2018 ka fituar medalje në çdo garë që ka garuar

Botërori i Bakus i mbajtur në muajin shtator të vitit 2018, është gara e fundit ndërkombëtare në të cilën xhudistja jonë, Distria Krasniqi, nuk është ngjitur në podium.
Që nga atëherë, në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, xhudistja jonë nga Peja ka fituar medalje.
Bilanci i saj është shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta.
Ajo ndodhet e para në renditjen botërore dhe Olimpike të kategorisë deri në 48 kg, ndërsa kjo vazhdimësi synohet të vazhdohet edhe në vitin e Olimpiadës 2021.
Garat ku ka fituar medalje në tri vitet e fundit: 2018Grand Slam Abu Dhabi – medalje e argjendtë Grand Prix Tashkent – medalje e artë Grand Prix Haga – medalje e bronztë Guangzhou Masters – medalje e artë2019Grand Slam Paris – medalje e argjendtë Grand Prix Antalia - medalje e artë Grand Prix Budapest – medalje e argjendtë Kampionati Botëror Tokio – medalje e brontzë Masters Qingdao – medalje e artë 2020Grand Slam Paris – medalje e artë (-52 kg) Grand Slam Budapest – medalje e artë Kampionati Evropian Pragë – medalje e bronztë 2021
Masters Doha – medalje e artë /Telegrafi/









































