LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për implementimin e Strategjisë kundër ekstremizmit

Diskutohet për implementimin e Strategjisë kundër ekstremizmit

​Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mban tryezën e rrumbullakët mbi implementimin e Strategjisë Nacionale, si dhe planit të veprimit në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpije në terrorizëm 2015 – 2020.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të mbështetet dhe të shihet implementimi i Strategjisë në Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, do të diskutohen sfidat që dalin nga ekstremizmi i dhunshëm në një perspektivë më të gjerë. Ekstremizmi i dhunshëm nënkupton çdo lloj veprimi nga grupet ose individët që përdorin forcën për të arritur ideologji të caktuara politike, religjioze ose nacionaliste.


Kjo ngjarje përfshin prezantime nga përfaqësues së Komunës së Mitrovicës nga të dy anët, Komandanti i Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut dhe ai në Mitrovicën e Veriut, Përfaqësues i Bashkësisë Islame në Mitrovicë dhe përfaqësues nga Kisha Ortodokse në Mitrovicë. Po ashtu në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të larta vendore dhe ndërkombëtare, si dhe aktivistë të shoqërisë civile nga të dyja anët e qytetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori