Një i vdekur dhe disa të plagosur në paradën e fitores së Super Bowl - publikohen pamjet kur qytetarët 'arrestojnë' të dyshuarin në Kansas City

(E plotësuar) - Shefja e policisë së Kansas City, Stacey Graves iu drejtua publikut dhe mediave në një konferencë për shtyp.
Ajo konfirmoi se një person u vra gjatë të shtënave me rastin e paradës së fitores së ekipit të Kansas City Chiefs në Super Bowl.
“Tani kemi 10 deri në 15 të lënduar dhe një të vdekur. Nuk kam më shumë informacione aktualisht rreth viktimë. Nuk besoj se ka qenë fëmijë”, pohoi ajo.
Graves deklaroi se dy persona janë arrestuar dhe ajo ka dëgjuar raportet që qarkullojnë se tifozët e Kansas City Chiefs ishin të përfshirë në kapjen e dy të dyshuarve.
Disa të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në paradën e Super Bowl në Kansas City
Disa njerëz janë qëlluar me armë zjarri në Kansas City, Missouri, pas paradës së fitores në Super Bowl.
Të shtënat ndodhën në perëndim të Union Station, afër vendit ku mijëra ishin mbledhur për paradën.
Numri i të plagosurve është i paqartë, megjithëse një zyrtar i zjarrfikësve tha se tetë deri në dhjetë persona ishin plagosur.
https://twitter.com/tracker_deep/status/1757878425728217462
Policia tha se dy persona të armatosur janë arrestuar, ku njëri prej tyre u pengua nga qytetarët që të largohet nga vendi i ngjarjes, raporton bbc.










































