Një qytetar në veri të Mitrovicës ka informuar se disa persona të pa njohur i kanë thyer xhamat e eskavatorit.

Policia tashmë ka nisur hetimet nga njesitet relevante, shkruan Telegrafi.


Sipas raportit policor, ankuesi ka thënë se vlera e dëmit është rreth 500 euro.

Mitrovicë Veri  28.05.2025-08:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë thyer xhamat e eskavatorit, ku janë duke u kryer punime në atë pjesë. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 500€. Lidhur me rastin po zhvillohen hetime nga njesitet relevante”, thuhet në raport. /Telegrafi/