Nuk ka asgjë të keqe në këtë, natyrisht. Mirëpo, mos u ngutni shumë…
Keni njohur dikë dhe nuk mund të prisni momentin kur do të takoheni. Ai person ju tërheq shumë, seksi është i shkëlqyeshëm dhe, edhe pse jeni bashkë vetëm një kohë të shkurtër, mendoni që jeni “dashuruar si kurrë më parë në jetë” dhe do të qëndroni “përgjithmonë bashkë”? Pra… ndoshta vërtet edhe jeni dashuruar.
Mirëpo, mund të jetë edhe që midis jush ekziston vetëm tërheqja e papërshkruar fizike në të cilën nuk ka asgjë nga dashuria, transmeton Telegrafi.
Edhe kjo gjithashtu është në rregull, natyrisht, mirëpo nuk do të ishte keq që të mendonit para se të fillonit që të fantazonit së tepërmi.
Ja disa shenja të cilat tregojnë që megjithatë fjala është (vetëm) për afshin:
Ai person ju tërheq fizikisht më shumë sesa emocionalisht
Kur ndaheni, gjëja e fundit që vëreni janë supet e saj seksi të gjera dhe mendja ju rri vetëm se si mezi prisni që sërish të kënaqeni në seks. Dhe midis dy takimeve nuk mendoni për atë se sa ajo është e bukur kur buzëqesh, ose sa është ndjeshme dhe spirituoze, por për atë se është femër e shumë e bukur dhe se “keni pasur fat” që e “keni bërë për vete”.
Jeni dashnorë, mirëpo nuk jeni edhe miq
Në krevat pajtoheni shkëlqyeshëm, mirëpo deri tani akoma nuk keni gjetur temë për bisedim që do të mund të zgjaste deri në pafundësi (ose së paku aq sa zgjat seksi)? Nuk i besoni njëri-tjetrit, dhe ai nuk është personi i parë të cilët dëshironi t’i tregoni kur ju ndodh diçka e bukur? Ose kur diçka ju pikëllon?
Kur jeni bashkë – kohën e kaloni në krevat
Dhe kështu bëni çdo herë. Këto veprime janë në rregull, posaçërisht në fillim të lidhjes, kur nuk mund të ngopeni në dashuri me njëri-tjetrin, mirëpo nëse këto veprime janë të vetmet që i bëni bashkë… nuk konsiderohet të jetë lidhje. Kjo është “kombinim”. Të mos themi diçka tjetër…
Seksi është i shkëlqyeshëm, por nuk jeni të lumtur
Nuk ndiheni të plotësuar, ndërkaq pas seksit dëshironi vetëm që të shkoni në shtëpi të lexoni apo të flini, ose të dilni të shëtisni, por jo bashkë? Nëse është kështu, kënaquni me atë që keni derisa t’ju bëhet boll. Mirëpo, mos provoni ta bindni veten që jeni i dashuruar. Nuk jeni. Dhe kjo është e vërteta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova