LAJMI I FUNDIT:

Disa raste të ish-PSP-së do të nisin nga e para

Disa raste të ish-PSP-së do të nisin nga e para

Pasi disa raste të PSP-së, pas disa vitesh gjykim, do të fillojnë nga fillimi, kryeministri Zaev nuk beson që disa prej tyre mund të vjetrohen. Kreu i Qeverisë ka marrë garanci nga ministri i Drejtësisë se shkarkimi i gjykatësit apo pensionimi i gjykatësit- porotë nuk i rrezikon lëndët e ish Speciales.
Shumë prej tyre, sipas të gjitha gjasave, do të gjykohen prej në fillim pasi u shkarkua porota Mitko Sandev dhe gjykatësi Goran Boshevski.

“Sipas ligjeve, kur një gjykatës i porotës shkon në pension dhe e përfundon mandatin e tij, de fakto, lënda kthehet në gjykim të serishëm. Por ka praktikë kur në një seancë lexohen të gjitha provat e mëparshme, dëshmitarët dhe procedura kthehet në fillim. Kjo është shpresa që asnjë lëndë të mos humbet. Nuk mund ta ndaloni njeriun që dëshiron të shkojë në pension dhe ta mbani jashtë kushteve të tij për pensionim”- deklaroi Zoran Zaev.

Por, praktika deri tani tregon se nëse një anëtarë i porotës shkon në pension ose shkarkohet ndonjë gjykatës, prokurorët dhe avokatët në më shumë raste kërkojnë që lënda të kthehet nga e para. Për shembull, rasti “Titanik” për mashtrime zgjedhore duhet të ketë fillim të ri. Pas tre vitesh gjykim dhe me epitetin si lëndë kryesore e PSP-së, provat e prezantuara nga prokuroria dhe 150 dëshmitarëve të dëgjuar, lënda kthehet nga fillimi.


Nga e para nis edhe lënda “Tenderët” për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së, njëjtë edhe lënda për autostradën kineze, pastaj rastet “Talir1” dhe “Talir 2” për financimin e OBRM-PDUKM-së dhe ndërtimin e Pallatit të bardhë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori