Disa muaj pasi erdhi, Curiel debuton te Prishtina – por mister mbetet portugezi Mota

Me Prishtinën gjatë ndeshjes së Kupës së Kosovës kundër Top Football (1/16), ka debutuar futbollisti, Gladwin Curiel, që zhvilloi debutimin e tij të parë zyrtar me fanellën bardhekalter.
Mbrojtësi i djathtë kishte munguar për disa muaj për shkak të një lëndimi, por rikthimi në fushë ishte i suksesshëm, pasi Prishtina fitoi 2-0 ndaj kundërshtarit.
“Jam shumë i lumtur që më në fund debutova për këtë klub të mrekullueshëm. Pas një dëmtimi të gjatë, munda të bëja hapin tim të parë dhe jam i lumtur që fituam ndeshjen e parë të Kupës. Tani shikojmë përpara. Shpresoj që nga tani të luaj më shumë ndeshje, duke qenë sa më i rëndësishëm për ekipin. Do të vazhdoj të punoj edhe më fuqishëm, në mënyrë që të kontribuoj sa më shumë për ekipin dhe bashkëlojtarët”, deklaroi ai.

Curiel u transferua në Prishtinë nga FC Volendam në Holandë dhe luan në krahët e mbrojtjes, më shumë në të djathtin.
Ku është Luis Motta, sulmuesi i Portos
Ndërkohë, te Prishtina është një mister të madh për sulmuesin portugez Luis Mota, i cili ende nuk ka zhvilluar asnjë minutë.
21-vjeçari u transferua nga Porto B dhe konsiderohet një nga goditjet e fort nga klubi në fazën ofensive. Sipas Transfermarkt, vlera e tij e tregut është rreth 125 mijë euro, por deri tani nuk ka regjistruar minuta me fanellën bardhekalter.

Mota ka filluar karrierën te Belenenses dhe më pas ka luajtur për B-SAD, ndërsa debutimi i tij me Prishtinën ende nuk ka ardhur.
Lojtari portugez, së fundi është grumbulluar më 1 nëntor për ndeshjen kundër Gjilanit, pritet të marrë vizën për largim gjatë dimrit. /Telegrafi/


















































