Disa ministra në Qeverinë e Kosovës, kryesisht nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, po refuzojnë vendimin e Qeverisë dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave.
Rrjedhimisht, disa nga këta ministra kanë deklaruar se nuk do ta marrin pagën me rritje. I pari që kishte sfiduar vendimin e kryeministrit Haradinaj, ishte ministri i Financave, Bedri Hamza.
Po ashtu, edhe një ministër tjetër i PDK-së, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se do ta refuzojë pagën me rritje. Kurse, ministra të tjera nuk kanë dashur të komentojnë për këtë çështje.
Ndërkohë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një konferencë për media, kishte deklaruar se janë duke diskutuar me ministrat tjerë se a do ta pranojnë apo ta refuzojnë pagën me rritje.
“Patjetër që këtë jemi duke e diskutuar me ministrat dhe do të marrim një vendim në lidhje me këtë”, kishte thënë Hoxha.
Në anën tjetër, ministrat nga partitë tjera të koalicionit, nuk e shohin problem rritjen e pagave.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se e respekton vendimin e Qeverisë së Kosovë dhe se nuk ka diskutuar me asnjë ministër për këtë çështje.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat për kabinetin qeveritar. Vendimi ishte pezulluar për disa muaj, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit e kishte cilësuar të jashtëligjshëm.
Ndërkaq, partitë opozitare vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave e kishin dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.
Por, më 11 qershor Gjykata Kushtetuese, e cila pavarësisht pretendimeve të opozitës, nuk e kishte cilësuar atë si jokushtetuese.
Andaj, tani, nga 1 korriku, janë plotësuar parakushtet që të zbatohet vendimi për rritjen e pagave.
Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të besojë se ishte “skandal dhe abuzim me paratë e taksapaguesve” vendimi i Gjykatës Kushtetuese për lejimin e rritjes së pagave për kabinetin qeveritar.
Të premten, kjo Lëvizje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe 17 zyrtarëve të lartë, të përfshirë në procesin e marrjes së vendimit për rritjen e pagave.
Deputetja Albulena Haxhiu, pas dorëzimit të kallëzimit penal, ka thënë se vendimi për rritje të pagave paraqet konflikt interesi dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë mënyrën se si ka ndodhur rritja e pagave.
“U bëj thirrje Prokurorisë që hetojë se si ka ardhur Gjykata Kushtetuese deri te ky vendim. Ne kemi dyshime se ka pasur një kurdisje, që është marrë ky vendim skandaloz. Kemi parasysh që kanë kaluar më shumë se katër muaj derisa Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim, e që është paprecedent për një çështje kaq të thjeshtë të marrë katër muaj. Gjatë kësaj kohe, ne kemi pasur informacione se ka pasur presione mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haxhiu.
Me gjithë kundërshtimet nga opozita, por edhe një pjesë e shoqërisë civile, sipas ekspertëve ligjorë, mënyra e vetme për ta rregulluar çështjen e pagave mbetet miratimi i Ligjit për pagat e zyrtarëve të lartë.
Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, arrin në 2,500 euro.
Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro.
Pavarësisht, asaj se kush e refuzon apo pranon pagën me rritje, Ministria e Financave njofton se të premten ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin qershor, madje kabineti qeveritar pagën e merr me rritje në mënyrë retroaktive nga 20 dhjetori i vitit të kaluar. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës