LAJMI I FUNDIT:

Diplomati hungarez thotë se BE-ja është e padrejtë me Kosovën për vizat

Diplomati hungarez thotë se BE-ja është e padrejtë me Kosovën për vizat

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Péter Szijjártó ka thënë se Bashkimi Evropian është i padrejtë ndaj Kosovës sa i përket vizave.

Në një konferencë të mbajtur në Prishtinë me homologun e tij kosovar Behgjet Pacollin, Szijjártó ka thënë se përkrahin arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Politika jonë për t’ju mbështetur në integrim në BE dhe organizata të tjera është e pandryshuar. Hungaria do të mbetet përkrahëse e përkushtuar e liberalizimit të vizave për Kosovën. Është e padrejtë se si sillet BE ndaj Kosovës sa i përket vizave. Sepse Kosova i ka plotësuar kërkesat. Hungaria është përkrahëse e palëkundur për vizat, dhe do të votojë për. Dua të flas edhe për një çështje tjetër, atë me dialogun ke Serbinë. Ne jemi përkrahës të plotë për ju që ju të jeni të suksesshëm në çështjen e dialogut me Serbinë. Ne ndodhemi në afri të Ballkanit perëndimor dhe e kuptojmë çka do të thotë të ketë paqe dhe stabilitet. Shpresojmë që do të jeni të suksesshëm në ketë çështje”, tha ai.


Kurse ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se Kosova është e interesuar të intensifikojë bashkëpunimin e akterëve ekonomik të Hungarisë dhe Kosovës.

“Të dy vendet deri tash kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh që janë në implementim e sipër. Ne si Qeveri, bashkë me qeverinë e shtetit mik kemi bërë të mundur të lehtësojmë bashkëpunimin mes operatorëve ekonomik të dy vendeve. Ne kemi çka të mësojmë. Prej Hungarisë sa i përket sektorit privat. Gëzohem që impelentojmë marrëveshjet e përbashkëta. Me Hungarinë kemi marrëveshje të shumta, edhe kjo që u nënshkrua sot me Ministrinë e Infrastrukturës na mundësin që edhe me tutje të kemi bashkëpunim me të frytshëm. Me implementimin e kësaj marrëveshje do të kemi autostrada më të sigurta”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori