Sigal Prishtina ka pësuar humbje të ngushtë nga Dinamo Zagreb me rezultatin 82:80, në kuadër të ENBL.

Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, ku kroatët barazuan 58 sekonda para fundit në 80:80 dhe më pas shënuan pikët vendimtare tre sekonda para fundit.


Sulmi i fundit i Prishtinës nuk rezultoi me sukses, duke i dhënë fitoren Dinamos.

Prishtina kontrolloi pjesën më të madhe të takimit dhe mbajti epërsi të qartë gjatë gjithë ndeshjes.

Pas çerekut të parë rezultati ishte 27:17, pas të dytit 47:38 dhe pas të tretit 69:56. Megjithatë, mysafirët arritën të rikuperonin dhe të siguruan fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa kjo ishte humbja e parë për Prishtinën pas tri fitoreve rresht.

Ky takim ishte një përballje dramatike, ku Prishtina dominonte deri në momentet e fundit, por Dinamo tregoi karakter dhe shfrytëzoi gabimet vendimtare për të marrë pikët e ndeshjes.

Prishtinasit do të kërkojnë rikuperim në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur ritmin e tyre në këtë edicion të ENBL-së./Telegrafi/

telegrafi sport app