LAJMI I FUNDIT:

Dimovski nuk do të jetë koordinator i OBRM-PDUKM-së

Dimovski nuk do të jetë koordinator i OBRM-PDUKM-së

Njëri nga të pakënaqurit me kongresin e OBRM-PDUKM-së, i cili kërkoi të shtyhet kongresi dhe të mos përkrahet një kandidat për kryetar partie, Ilia Dimovski nuk do të jetë më bashkërendues i grupit parlamentar të kësaj partie politike.

Ai është tërhequr nga ky funksion brendapartiak me kërkesë të tij.

Kështu, në vend të tij OBRM-PDUKM-ja bashkërendimin në kuvend ia ka besuar Vllatko Gjorçevit dhe ky veprim pritet që të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.


Ky ndryshim vjen pas mbajtjes së kongresit ku për kryetar u zgjodh Hristijan Mickovski, kandidat i vetëm./Telegrafi/