LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov sot takon homologun e tij Katrougalos në Delfi

Dimitrov sot takon homologun e tij Katrougalos në Delfi

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos, edhe pse dje pritej të takohen, megjithatë sot do të takohen në margjinat e forumit ekonomik që mbahet në Delfi, Greqi.

Sipas agjencisë greke “AANA-MPA”, duke u thirrur në burime diplomatike, dje njoftoi se fokusi i takimit të Dimitrov-Katraougalos do të jetë te zbatimi i marrëveshjes së Prespës dhe të problemeve teknike dhe praktike që paraqiten në zbatim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ditën e parë të pjesëmarrjes në forumin ekonomik, ministri i Punëve të Jashtme mbajti fjalim dhe realizoi disa takime bilaterale.


Në fjalim tha se mund të jemi krenarë për atë që arritën sot dhe bota të thotë se lajmet e mira vijnë nga Ballkani.

Dimitrov foli edhe për të ardhmen, por edhe për atë se çfarë është bërë.

Fjalim përveç ministrin të jashtëm të Maqedonisë së Veriut kishin edhe shefi i diplomacisë së Qipros, Nikos Hrisodulidis, zëvendëskryeministrja e Rumanisë, Ana Birçall, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Gjatë ditës së djeshme Nikolla Dimitrov, në kuadër të forumit ekonomik, u taku me zëvendës ndihmësin e Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Matthew Palmer dhe me abasadorin e ShBA-ve në Greqi, Jofry Payat dhe kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, si dhe për çështjet aktuale dhe sfidat e rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori