LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Qëllimi është vlerat evropiane, ndërsa jo anëtarësimi formal në BE

Dimitrov: Qëllimi është vlerat evropiane, ndërsa jo anëtarësimi formal në BE

Premtimi i parë i madh i qeverisë aktuale të Maqedonisë vitin e kaluar ishte se ata do të futnin Maqedoninë në Evropë. Megjithatë, qëllimi përfundimtar për Maqedoninë nuk është anëtarësimi formal drejtë BE-së, por më tepër të bëhet një vend i vërtetë evropian me vlera të tilla si liria e medias, gjyqësorë të pavarur, shoqëri civile aktive, politikanë të përgjegjshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë e deklaroi sot ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në sesionin e panelit “Ardhmëria e procesit të Berlinit”, në kuadër të konferencës së pestë të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në Londër nën kujdesin e Kryeministres britanike, Theresa May.

“Ne duhet të përqendrohemi dhe të jemi gati për të punuar drejtë saj. Në javën e parë të qeverisë sonë, ne vendosëm të mos përdorim paratë e taksapaguesve për qëllime marketingu, pas së cilës tregu i mediave u ndryshua krejtësisht”, tha Dimitrov.


Ai vlerësoi se për sundimin i ligjit ka nevojë për më shumë kohë dhe se nuk varet vetëm nga Qeveria, por është e nevojshme që të kemi gjyqtarë nga integriteti, gjyqësor të pavarur.

“Disa nga këto gjëra do të kërkojnë kohë, por vullneti politik është vendimtar dhe ne e kemi atë”, tha kreu i diplomacisë së Maqedonisë.

Dimitrov tha se par rajon të suksesshëm, nuk do të ketë Maqedoni të suksesshme.

Kompromisin për emrin e vlerësoi si mundësi të madhe për rajonin dhe shtoi se lajmet e këtilla të mira duhet të mbështetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori