LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Në tetor asnjë shtet anëtar nuk do të mund të ketë justifikim

Dimitrov: Në tetor asnjë shtet anëtar nuk do të mund të ketë justifikim

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, në seancën e dytë të Konventës Kombëtare për BE në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas përfundimeve të djeshme nga Këshilli i Ministrave në Luksemburg tha se në tetor asnjë shtet anëtare nuk do të ketë justifikim që të jetë kundër dhënies së datës për bisedime.

“Jam i sigurt që në vjeshtë që kjo do të jetë edhe më e vështirë. Para neve kemi dy muaj e gjysmë dhe duhet të fokusohemi në një detyrë që nuk e përfunduam deri në fund, ndërsa ajo është e ardhmja e PSP-së nëpërmes miratimit të ligjit për Prokurorinë Publike. Kjo do të na ndihmoj që të mos ketë asnjë justifikim për asnjë shtet anëtare që në shtator-tetor të këtij viti”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendet anëtare të BE-së dje vendosën që për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të marrin vendim më së voni deri në tetor të viti 2019.


“Duke u bazuar në përfundimet nga 26 qershori 2018, Këshilli fuqishëm përshëndet marrëveshjen historike të Prespës pa precedent dhe e merr mirë në njohurit e rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të evoluimit pozitiv dhe progresit të bërë në përmbushjen e kushteve të identifikuara nga ana e Këshillit. Për shkak të kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësinë e çështjes, Këshilli do të kthehet me qëllimin e arritjes së qartë dhe vendimit thelbësor sa më të shpejtë që është e mundur dhe jo më së voni deri në tetor 2019, të miratojë vendimin e fundit të përfundimeve për Maqedoninë e Veriut”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori