LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Maqedonia dhe Greqia prej tani duhet të sillen si partnerë në NATO dhe BE

Dimitrov: Maqedonia dhe Greqia prej tani duhet të sillen si partnerë në NATO dhe BE

Përderisa Maqedonia dhe Greqia dëshirojnë në të ardhmen të jenë partnerë në BE dhe NATO, duhet prej tani të sillen ashtu, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”.

Dimitrov sot do të merr pjesë në takimin katërpalësh të Maqedonisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, i cili mbahet në Selanik me iniciativë të ministrit grek, Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov dhe Kotzias deri tani kanë pasur disa takime, ndërsa në pyetjen se a do të thotë kjo se janë afër zgjidhjes së çështjes së emrit, Dimitrov tha se ai Kotzias ndërtojnë atmosferë miqësore dhe komunikim të hapur.


Sipas Dimitrovit, dy palët duhet të kenë qasje më me përgjegjësi, e cila do të ofrojë përparim real dhe të ardhme më të mirë për qytetarët e dy vendeve./Telegrafi/