LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: E rëndësishme është që Greqia ta njeh momentin e ri në Maqedoni

Dimitrov: E rëndësishme është që Greqia ta njeh momentin e ri në Maqedoni

E rëndësishme është të vendosim relacione të hapura, të shohim ç’farë është e rëndësishme për Greqinë dhe të shpjegojmë ç’farë është e rëndësishme për Maqedoninë. Gjithashtu e rëndësishme është që Greqia ta njeh momentin e ri në Maqedoni dhe ta mbështesë atë, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në takim me gazetarët para vizitës së ministrit grek, Nikos Kotzias.

“Jam i bindur se me vendosmëri dhe të hapur, me mesazhin se edhe për Greqinë është e rëndësishme Maqedonia të ketë sukses dhe prosperitet. Greqia është demokraci më e vjetër se e jona, anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe ka pozitë gjeostrategjike më të volitshme”, tha Dimitrov.

Ai gjithashtu shtoi se janë bërë dy hapa kyç, që nuk janë të lidhur drejtpërdrejtë me dallimet për çështjen e emrit, por reflektojnë frymën dhe politikën e re të jashtme të Maqedonisë.


Temë kryesore e takimit mes Kotzias dhe Dimitrovit pritet të jetë mundësia për zgjerimin e masave për ndërtimin e besimit.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, pritet që gjatë ditës së nesërme të arrijë në Shkup, ku do të realizojë takime me përfaqësuesit politik në Maqedoni./Telegrafi/