LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: 30 shtatori dita kur vet do t’i hapim dyert e NATO-s

Dimitrov: 30 shtatori dita kur vet do t’i hapim dyert e NATO-s

Dita e mbajtjes së referendumit përkon me ditën e lindjes së ministrit për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili është i lindur në pikërisht në këtë datë të vitit 1972. Ai është nënshkrues i marrëveshjes së Prespës, për të cilën qytetarët do të votojnë më 30 shtator. Edhe një rastësi është kjo se në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, u festua ditëlindja e ndërmjetësuesit për kontestin e emrit, Matthew Nimetz .

“30 shtatori. Dita kur do të japim pikë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim, këtë radhë sipas kushteve tona. Dita kur vet do t’i hapim dyert e NATO-s. Drejtë BE-së. Drejtë të ardhmes. Dita kur më në fund do të dalim nga pritja dhe përkohshmëria. Të bëhemi që ta fuqizojmë shtetësinë dhe të japim kushte për flijim për gjeneratat e ardhshme. 30 shtatori, dashuri (për atdheun), besim (në të gjithë ne) dhe shpresë (në të ardhmen). Ah po, dhe kjo: 30 shtatori ditëlindja teke ne Dimitrovat”, shkruan Dimistrov në profilin e tij në rrjetin social Facebook, pasi dje Kuvendi miratoi vendimin për mbajtjen e referendumit. /Telegrafi/