Dimitrieska-Koçoska: Të sigurojmë hyrjen e numrit më të madh të pjesëmarrësve në Bursë
Ministria e Financave dhe Bursa e Maqedonisë në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive do të punojnë në zhvillimin e tregut sekondar për tregtimin e letrave me vlerë për rritjen e numrit të pjesëmarrësve dhe gjetjes së interesit të tyre në këtë drejtim. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në Konferencën vjetore të 23-të të Bursës së Maqedonisë, e cila po mbahet sot në Ohër.
“Bursa është vend ku takohen investitorët, vend ku qarkullon kapitali, me ç’rast është shumë e rëndësishme që të krijohen kushte për hyrjen e sa më shumë pjesëmarrësve. Bursa është vend ku mund ta gjejnë interesin personat juridikë dhe fizikë, të cilët mund të investojnë mjete në burime alternative të financimit që ofrohen në të, përveç asaj që është tradicionale në vendin tonë të ofruar nga sektori bankar. Në atë drejtim, periudhën e ardhshme, së bashku me Bursën e Maqedonisë do të veprojmë në mënyrë më aktive, ndër të tjera edhe në zhvillimin e tregtimit sekondar të letrave me vlerë, që do të ketë përfitime të shumëfishta. Domethënë, për emetuesin e parë do të ketë fitime sepse do të rritet interesimi për instrumentet që janë likuide. Për Bursën e Maqedonisë fitimi do të jetë rritja e vëllimit të tregtimit, ndërsa për poseduesit e letrave me vlerë, përparësia është se do të ketë instrument likuiditeti që mund shitet në çdo kohë, përkatësisht të materializohet”, theksoi ministrja e Financave dhe shtoi se Bursa do të shfrytëzohet si treg primar për fletobligacionet që Ministria e Financave planifikon t’i emetojë në periudhën e ardhshme.
Sipas ministres, bashkëpunimi me Bursën ka rëndësi të veçantë, sepse vendimtare për rritjen e interesit për tregtimin e letrave me vlerë të emetuara nga Ministria e Financave është që poseduesit e këtyre letrave me vlerë të jenë të sigurt që në çdo moment t’i materializojnë ato në tregun sekondar dhe në këtë mënyrë të sigurojnë mjete monetare likuide.
Ajo njoftoi se po punohet për miratimin e Vendimit për emetimin e 23-të të fletobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej 1.5 milionë eurove, me ç’rast do të rritet oferta e letrave me vlerë që do të tregtohen në tregun sekondar të Bursës së Maqedonisë. Përndryshe, vlera e përgjithshme e 22 emetimeve të fletobligacioneve të emetuara më parë për denacionalizim arrin në 397 milionë euro.
Duke i mirëpritur rezultatet pozitive të punës së Bursës së Maqedonisë në gjysmën e parë të këtij viti, theksoi se Ministria e Financave do të vazhdojë ta përmirësojë rregullativën për sigurimin e zhvillimit të mëtejshëm të tregut të kapitalit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova