LAJMI I FUNDIT:

Dilemat pas “Tokës së Re”: A ka jetë tjetër në gjithësi dhe pse s’duhet kërkuar jashtëtokësorët? (Video)

Dilemat pas “Tokës së Re”: A ka jetë tjetër në gjithësi dhe pse s’duhet kërkuar jashtëtokësorët? (Video)

Pyetja e Jeff Coufflinit, njërit prej shkencëtarëve të NASA-s gjatë telekonferencës së titulluar “A jemi te vetëm në univers?”, është cilësuar si retorike për disa ekspertë.

Ndoshta, sipas tyre, ky është një sinjal që NASA ka informacion më shumë se në planetin e ri ka krijesa të tjera, të cilat në planetin Tokë i njohim me termin jashtëtokësorë. Por, fakti se një planet ka kushte për të qenë i banueshëm, nuk do të thotë që atje mund të jetë krijuar jetë.

LEXO PO ASHTU: NASA konfirmon: Në gjithësi zbulohet “Toka e Re” (Foto/Video)

Shkencëtari i mirënjohur Stephen Hawking, është shprehur se njerëzimi është një hap më pranë të kuptuarit nëse jemi të vetëm në univers apo jo.


Një grup shkencëtarësh sapo kanë lëshuar 64 milionë funte investim për një kërkim inteligjent, i cili do të kërkojë për një jetë paralele në planete të tjera. Ai do të kryhet me radioteleskopë të teknologjisë më të fundit.

“Është e rëndësishme për ne, nëse jemi të vetëm në errësirë”, tha Hawking.

Ndërsa, profesori Matthew Bailes, nga Universiteti Melbourne në Australi, i shkon përtej këtij argumenti dhe thotë se nëse kjo tezë është e vërtetë, qeniet njerëzore duhet të mendohen dy herë para se të kërkojnë me kaq ngulm kontaktin me një jashtëtokësorë. Sipas tij, kjo mund të na çojë drejt një katastrofe, sepse jashtëtokësorët janë shumë herë më të avancuar se sa ne.

“Historia ka treguar se takimi i një civilizimi të prapambetur, me një të avancuar, nuk ka një fund të lumtur”, e ka mbyllur profesori australian.

Megjithatë “Kepler 452 B” është një planet që ngjall kureshtje për shkak të ngjashmërisë së shumëpërfolur me Tokën, por parametrat e tij ende nuk flasin se ekziston një jetë paralele si ne, përveçse ekzistencës së mikrogjallesave.

Ajo që është e mundshme, sipas ekspertëve, është fakti se nëse një ditë, një nga gjeneratat e ardhshme do të hedhë sytë diku tjetër, për një tjetër mundësi jete, emri i parë që do t’u shkojë në mendje do të jetë planeti “Kepler 452 B”. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori