LAJMI I FUNDIT:

Dikur “Miss Kroacia” në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik

Dikur “Miss Kroacia” në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik
Foto: Pixsell/Luka Klun/Screenshot

Ish-Miss Universe Kroacia, Ivana Paris, ishte një nga personazhet më të ndjekur në vendin fqinj pak më shumë se 10 vjet më parë, dhe pas tërheqjes së saj nga sytë e publikut, pak do ta njihnin atë.

Ivana Paris fitoi titullin “Miss Universe Kroacia” në vitin 2002 dhe prej disa kohësh nuk është shfaqur në publik, ndaj shfaqja e saj e fundit ka habitur shumë njerëz.

Përkatësisht, mediumi kroat Net.hr ka publikuar foton e saj, e në krahasim me edicionet në të cilat shumë e kujtojnë, dallimi është i dukshëm.


Foto: Net.hr

Katër vite më parë, Ivana u përball me një tragjedi të madhe familjare. Motra e saj e vogël ndërroi jetë papritur, pas së cilës ajo u tërhoq nga syri e publikut.

Gjithashtu, në vitin 2020, ajo u divorcua nga Dino Bubiçiq, ish-“Mister Kroacia”, pas gati 10 vitesh martesë. Ata kanë dy djem së bashku.

Foto: In Magazine/Nova TV

Pas karrierës së saj të modelingut, ajo ndërroi profesion dhe u bë menaxhere e një klubi të Zagrebit, ku u njoh me partnerin e saj të ri, me të cilin u fejua vitin e kaluar.

Gjithashtu, në një intervistë në vitin 2024, ajo tregoi se kishte një sërë problemesh shëndetësore, por që ia doli t’i kapërcejë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina

"Mos ia përmend ish-in Eglit", Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t'ia përmend Olsin

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Magazina
Kalo në kategori