Javën e kaluar pata një diskutim mbresëlënës me një grup mendjesh inovative nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut. Patëm një shkëmbim idesh me profesionistë të rinj që janë në kërkim të rrugëve e vizioneve të reja. Ata njerëz krijues kërkojnë mundësi në mënyrë që puna e tyre të sjellë përfitime për ta dhe për shoqërinë. Debati ishte pjesë e fushatës #EUConnects 4 #FutureIsDigital që zyra ime po zbaton gjatë gjithë korrikut.
Kompanitë fillestare, start-up digjitale ishte thelbi i diskutimit tonë dhe ndodhi gjatë muajit kur ne vlerësuam në terren njohuritë dhe theksimin e Planit ambicioz Ekonomik dhe Investiv të BE-së për Ballkanin Perëndimor. E ardhmja digjitale është një kapitull kyç i këtij plani dhe përfshin nevojën për transformim digjital si shtegu drejt prosperitetit ekonomik.
Kur Komisioni Evropian miratoi këtë plan vitin e kaluar, ai kishte parasysh dy sfida. E para ishte shpërthimi i pandemisë Covid-19, e cila pati ndikim të madh në ekonomitë e vendeve më pak të zhvilluara. E dyta ishte nevoja për adresimin e pasojave të saj në planin afatgjatë. Ky plan synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë – mbështetur nga tranzicioni digjital. Një nga kapitujt e Planit Ekonomik dhe Investiv është Agjenda Digjitale.
Plani është ambicioz, siç u cek, jo vetëm sepse bazohet në një zarf të pasur financiar, por edhe sepse përfshin një gamë të gjerë fushash. Plani është masiv, zbatimi po ndodhë dhe rezultatet kanë filluar të shihen. Fushata ka filluar pikërisht ditën kur ka hyrë në fuqi marrëveshja për heqjen e tarifës roaming për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. BE-ja është krenare për këtë, duke qenë se ka qëndruar pas kësaj iniciative për një kohë të gjatë. Sot studentët, afaristët, artistët, profesionistët mund të udhëtojnë nëpër rajon dhe të qëndrojnë të lidhur me partnerët e tyre, me miqtë, anëtarët e familjes pa shpenzime shtesë, gjë që është shumë e rëndësishme.
Gjatë këtyre javëve, ne prekëm gjithashtu komponentin e rëndësishëm të digjitalizimit të bizneseve, si një mundësi për ekonomitë dhe shoqëritë e rajonit, ashtu siç është për ekonomitë botërore. Me zgjidhje digjitale, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të kontribuojnë në një ekonomi të qëndrueshme, me burime të efektshme dhe të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët e tyre.
BE-ja ka mbështetur këto segmente të ekonomisë në vazhdimësi përmes iniciativave të ndryshme dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen. Jemi të kënaqur me progresin e tyre, por të vetëdijshëm që digjitalizimi i mundësive të biznesit mund të shfrytëzohet edhe më tej, përmes mbështetjes për bizneset fillestare digjitale dhe avancimin e biznesit dhe aftësive digjitale. Ne besojmë se ka shumë potencial për përparim të mëtejshëm.
Në komponentin e digjitalizimit shohim se një numër biznesesh kanë transformuar me sukses aktivitetin e tyre dhe mund të përdoren si shembull nga të tjerët për të avancuar mënyrën e tyre të punës.
Në lidhje me bizneset fillestare digjitale, të rinjtë e Kosovës janë një shembull shumë i mirë i ndjekjes së trendeve globale, dhe është momenti të ndajmë shembujt e tyre, pasi shohim këtu edhe më shumë potencial. Është momenti për t’u angazhuar dhe për të mësuar nga këto mendje të talentuara, të cilat janë mbështetur dhe do të mbështeten nga Bashkimi Evropian përmes Planit Ekonomik dhe Investiv, i cili është baza e fushatës për të cilën po flasim.
Në bisedë me ndërmarrës të rinj, fillestarë, ne shfrytëzuam këtë segment. Ishte një lloj diskutimi i situatës, megjithëse në një segment të ngushtë, siç janë bizneset fillestare digjitale. Digjitalizimi paraqet mundësi për ekonomitë dhe shoqëritë në rajon; një mundësi për çdo qytetar të vetëm. Zgjidhjet digjitale kontribuojnë për një ekonomi të qëndrueshme dhe me burime efiçente.
Mbështetja e zhvillimit të aftësive digjitale, e-qeverisjes, tregtisë elektronike, prokurimit elektronik dhe shërbimeve shëndetësore elektronike do t’i bënte autoritetet publike më transparente dhe të përgjegjshme, do të ulte shpenzimet dhe do të përmirësonte ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, duke adresuar gjithashtu dimensionin e kohezionit social. Përmirësimi i qasjes në mallra dhe shërbime digjitale dhe rritja maksimale e potencialit të zhvillimit të ekonomisë digjitale do ta sjellë Kosovën dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor më afër Tregut të Vetëm Evropian.
Kosova përballet me nivelet më të larta të papunësisë në rajon, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë. Nga ana tjetër, të rinjtë kosovarë po tregojnë rezultate fantastike çdo ditë me ndërmarrjet e tyre fillestare inovative dhe të jashtëzakonshme. Kosova dhe pjesa tjetër e rajonit duhet të zhvillojnë dhe zbatojnë strategjitë e tyre të arsimit digjital ndërsa mbështesin aftësimin e mësimdhënësve, si dhe iniciativat e mësimit dhe arsimit dhe përmbajtjen e tyre përmes internetit.
Ndërsa mbështetja nga BE është përshkruar në Planin Ekonomik dhe Investiv, më duhet të them se një numër përgjegjësish dhe detyrash priten të merren nga qeveritë në rajon. Ballkani Perëndimor duhet të bëjë një vlerësim të zbatimit deri më sot, të identifikojë se ku duhet të përshpejtohet puna, si dhe të zgjerojë fushëveprimin dhe ambicien e rajonit për transformim digjital.
Një nga reformat e nevojshme është nevoja për të caktuar prioritetet dhe për të integruar digjitalizimin në politikën kombëtare me fokus në ndërmarrjet, arsimin, kërkimin dhe inovacionin, rritjen inteligjente. Një domosdoshmëri tjetër urgjente është nxitja e zhvillimit të Qendrave Rajonale të Inovacionit Digjital dhe lidhja e tyre me institucionet përkatëse evropiane. Kjo duhet të jetë si qendër për të gjitha shërbimet (one-stop shop) në mbështetje të ndërmarrjeve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre duke përdorur teknologjitë digjitale. Kjo do të ndodhë vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta të qeverive lokale, sektorit privat dhe aktorëve të tjerë në përgjithësi. Kjo është mënyrë për të promovuar zhvillimin e aftësive digjitale dhe të mësuarit virtual në rajon.
(Autori është shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje