Një vit pas djegies së garazhës së gazetarit Zoran Milloshevski, të njëjtit i është djegur vetura e tij "Suzuki Swift", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetari, i cili thotë se vetura është djegur qëllimisht, pikërisht një vit pas djegies së garazhës së tij.


Sipas javores Fokus, fqinjët e kanë hetuar zjarrin, ndërsa ka ndërhyrë një ekip i zjarrfikësve./Telegrafi/

ZM2

ZM3

ZM4