Një kamion ka marrë flakë para pak minutash në autostradën “Arbën Xhaferi” Ferizaj.

Telegrafi ka siguruar disa pamje ku shihet pjesa e pasme e kamionit e përfshirë nga flakët.


Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit si dhe policia e Kosovës.

Ende nuk dihet nëse kamioni ka marrë flakë si pasojë e ndonjë aksidenti apo nga temperaturat e larta.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar në lidhje me pasojat e këtij zjarri, derisa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës për të lënduar.

Si pasojë e zjarrit është bllokuar janë krijuar kolona të gjata në këtë segment rrugor./Telegrafi/