LAJMI I FUNDIT:

Digjet fabrika e dyshekëve në Kavajë, zjarrfikësit ende po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin

Fabrika e dyshekëve dhe krevateve ”Dermflex”, e përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë i përket kompanisë ”P.M.V. Krali” shpk në pronësi të Gjergj Kralit.

Kjo fabrikë konsiderohet si e para në Shqipëri, e ngritur në vitin 1996 për prodhimin e dyshekëve.

Zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët që vijojnë me intensitet të lartë për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme që ndodheshin në objekt.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Fabrika ndodhet në pronësi të babit të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali, Gjergji Kralit.

Burime për Top Channel bëjnë me dijeni  se kjo nuk është hera e parë që fabrika përfshihet nga flakët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. 

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Kalo në kategori