Ndikimi i jashtëzakonshëm dhe mundësitë e panumërta që ofron në ditët e sotme e kanë bërë internetin pjesë të domosdoshme të jetëve të njerëzore. Duke nisur nga faqe shumë të thjeshta deri tek ato që ofrojnë shërbime nga më të komplikuarat, interneti ka ndryshuar mënyrën e jetësës së njerëzve, por jo vetëm kaq.
Interneti sot është bërë pjesë integrale e strategjive diplomatike më të sofistikuara të botës, përmes së cilave shtetet synojnë të arrijnë qëllime të caktuara. Pjesë e një strategjie të tillë është edhe projekti më i ri i Fondacionit IPKO, Digital Kosovo.
Digital Kosovo mëton që ta qoj njohjen e Kosovës përtej kufijëve të diplomacisë tadicionale, ta integroj atë në botën digjitale. Ideuar e realizuar nga Kushtrim Xhakli, anëtar i bordit të Fondacionit IPKO, Digital Kosovo është portali nga ku secili njeri mund t’i drejtohet kompanive e korporatave të mëdha për ta integruar Kosovën në ueb faqet e tyre. Misioni kryesor i këtij portali është rritja e prezencës së Kosovës në listën e shteteve.
Qytetarët e Kosovës ballafaqohen me një numër të madh barrierash për ta përdorur internetin me potencial të plotë. Nga ueb faqet për tregti tek ato të udhëtimeve, njerëzit thjeshtë nuk mund të përzgjedhin Kosovën në ueb faqe të ndryshme. Digital Kosovo është një iniciativë që synon të ndihmojë tejkalimin e barrierave të tilla dhe të avancoj prezencën digjitale të Kosovës në ueb faqet më të mëdha të botës, duke iu mundësuar kështu qytetarëve qasje të barabartë në internet. Pjesë e misionit të Digjital Kosovo është edhe arritja e njohjes së Kosovës nga Google, Facebook, Amazon, e korporata të tjera. Pjesë e misionit janë edhe aeroportet më të mëdha të botës të cilat aeroportin e Prishtinës e listojnë nën Serbinë. Deri tash një numër i konsiderueshëm institucionesh kanë integruar Kosovën suksesshëm pas kontaktimit nga ana e përkrahësve të këtij projekti, ndërsa shumë të tjera janë në proces të integrimit.
Për të realizuar suksesshëm misionin e Digital Kosovo nevojitet ndihma e secilit njeri dhe përdorues interneti. E kjo mund të bëhet në një procedurë fare të thjeshtë duke vizituar ueb faqen www.digitalkosovo.org dhe duke dërguar email tek institucionet që mund të përzgjidhen lehtë dhe me një procedurë që përfundon për vetëm 30 sekonda. Sa më shumë emaile që dërgohen aq më i suksesshëm rezulton misioni.
Digital Kosovo është projekt i realizuar nga IPKO Foundation me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Këshillit Britanik dhe Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë dhe hyn në kuadër të Strategjisë për Diplomaci Digjitale të Kosovës. Për të mësuar më shumë, bëhu pjesë e komunitetit të diplomatëve online në këtë grup në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

iPhone i palosshëm vjen në fund të vitit 2026?

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Sa para, aq muzikë në YouTube

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa