Dardhat dhe mollët janë ideale për dietë, për shumë arsye. Molla përmban fibra dietetike, të cilat japin ndjenjën e ngopjes, pengojnë oscilimin e nivelit të sheqerit dhe shumë ngadalë shndërrohen në yndyra.
Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit- antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, në 100 gramë molla dhe dardha gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.
Mollët e pastrojnë organizmin, sepse nxisin funksionin e mëlçisë dhe fshikës. Dardha në mënyrë natyrore rregullon nivelin e sheqerit në gjak, që e bën ushqim ideal dietetik. Këto pemë e mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut, transmeton Telegrafi.
Çfarë duhet të dini
• Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim.
• Harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepni përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.
• Nga yndyra mund ta përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga shtesat piper dhe bimë me aromë.
• Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.
• Mos anashkaloni vaktet.
• Hani mëngjes më së voni një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë shpejtohet metabolizmi.
• Domosdoshmërisht hani dardha dhe molla secilën ditë derisa jeni në këtë regjim të ushqimit dhe mos i zëvendësoni me pemë të tjera.
• Është e dëshiruar të hani molla të tharta, sepse kanë më pak sheqer.
Menyja pesëditore
Dita e parë
Mëngjesi: Një pjesë pite molle dhe 1 dl qumësht me 0.5 % yndyra
Ndërmjet: 1 dardhë
Dreka: 2 vezët të ziera. 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Frape nga molla dhe lëng portokalli
Darka: 150 g file pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan jogurt, pire nga molla dhe dardha.
Dita e dytë
Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 100 g mish pule
Ndërmjet: 2 dl lëng të freskët molle
Dreka: 200g file peshku, 150 g molla të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Dardhë
Darka: 120 g peshk dhe 250 g sallatë misri dhe karota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.
Dita e tretë
Mëngjesi: Jogurt pemësh
Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
Dreka: 100 6 spageti me 150 g salcë bolonjeze
Ndërmjet: Mollë e pjekur
Darka: 250 g gjyveç me mish viçi dhe sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.
Dita e katërt
Mëngjesi: Një filxhan jogurt
Ndërmjet: Dardhë
Dreka: 200 g peshk, 150 g sallatë sezonale të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Lëng molle dhe portokalli
Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë
Dita e pestë
Mëngjesi: Sandviç nga buka integrale dhe 70 g tuna
Ndërmjet: 1 mollë dhe 1 dardhë
Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integrale
Ndërmjet: Lëng molle
Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, dardhë.
/Telegrafi/