Dieta më popullore në botë është e tmerrshme për të rënë nga pesha, e thonë studimet

Nëse do vërtet të biesh nga pesha, atëherë qëndro larg ushqimeve dietike.
Për të paktën disa dekada, kemi menduar se të gjitha llojet e dietave pa sheqer janë mënyra më e mirë për të rënë nga pesha. Dhe në disa mënyra, kjo mbetet akoma një teori e vërtetuar – një dietë me nivele të larta sheqeri është stimuluese e problemeve të zemrës, diabetit, por edhe e uljes së jetëgjatësisë. Por kjo nuk do të thotë që gjithçka të jetë “pa sheqer”.
Kur shumë prej nesh fillojnë të kërkojnë dieta të reja dhe të shëndetshme, të gjithë duan që të hamë ushqim të kontrolluar dhe të koordinuar me aktivitetin e ditës. Qëllimi është i qartë – të biem nga pesha me “ushqime dietike”: lëngje dietike, kos pa sheqer, kafe pa sheqer ose me ëmbëltues dietikë etj.
Në të vërtetë, kjo mënyrë është një gabim i madh, sipas studimeve. Të gjitha këto “ushqime dietike” pa sheqer jo vetëm që janë të dëmshme, por shkaktojnë edhe shtim të oreksit. Kjo është e vërteta.
Ushqimet pa sheqer të shtojnë oreksin, sepse janë të ndërtuara me produkte artificiale që kanë zhbërë sheqerin natyral të tyre.
Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar disa ditë më parë në Universitetin e Sidneit, i cili u bazua te njerëzit dhe te kafshët. Pasi kanë konsumuar disa produkte ushqimore pa sheqer, të gjithë kanë treguar se pas konsumit të tyre, ndihen më të uritur.
Çfarë duhet të bësh?
Ha çdo lloj ushqimi me sasi të pakta.
Mundësia për të qenë e shëndetshme, edhe nëse do të biesh nga pesha, është vetëm me ushqime natyrore, të gjalla.
Nëse të hahet një çokollatë e zezë, fruta me sheqer natyral, apo edhe një ëmbëlsirë e shëndetshme, mos e freno veten, por me masë dhe duke frenuar oreksin.
Kontrollo gjithmonë etiketat e ushqimeve për masën e sheqerit, madje edhe tek ato më të pakuptueshmet janë të shënuara tabelat me elementët përbërës.
Nëse gjithçka dështon edhe këtu, atëherë përgatite ushqimin vetë në shtëpi. Kjo është zgjidhja më e sigurt për të rënë nga pesha shëndetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit