Dibra kryeson pjesëmarrjen në zgjedhje, mbi 22% e qytetarëve kanë votuar deri në mesditë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pjesëmarrjen në zgjedhjet e kësaj të diele deri në orën 12:00, ku qarku i Dibrës rezulton me përqindjen më të lartë të votuesve.
Sipas KQZ-së, në Dibër kanë votuar 25% e zgjedhësve, duke e renditur këtë qark të parin për nga pjesëmarrja. Pas saj vjen Tirana me 24.41% dhe në vend të tretë Lezha me 23.49%, raporton A2cnn.
Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 22.37% të votuesve.
Ndërkohë, KQZ njofton se vazhdon procesi i pranimit të zarfeve me vota nga Diaspora. Nga 245,935 zgjedhës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit, deri tani kanë votuar 187,916 qytetarë.
KQZ pritet të publikojë përditësime të tjera gjatë ditës për të ndjekur dinamikën e pjesëmarrjes në këtë proces zgjedhor./Telegrafi/



































