Një diamant “ultra-i rrallë” rozë është vendosur të “shkojë nën çekiç”, përkatësisht do të dal në shitje në shtëpinë e ankandit, “Sotheby’s”, e cila vlerësohet se mund të arrijë deri në 38 milionë dollarë.
Guri me 14.83 karat, i quajtur “Fryma e Trëndafilit”, do të dalë në shitje muajin tjetër në Zvicër, më shumë se tre vjet pasi u zbulua nga një minierë në verilindje të Rusisë, raporton CNN.
Duke marrë emrin nga baleti rus i vitit 1911, “Le Specter de la rose”, xhevahiri u pre nga një diamant edhe më i madh i përafërt i zbuluar në vitin 2017 nga kompania e minierave, Alrosa. Pastaj peshonte 27,85 karat, zbulimi fillestar besohej të ishte trëndafili më i madh kristal i zbuluar ndonjëherë në vend, transmeton Telegrafi.
U desh një vit për të prerë dhe lustruar gurin në formë ovale, i cili do të shfaqet në Hong Kong, Singapor dhe Taipei para se të mbërrijë në Gjenevë për shitjen e 12 nëntorit.
Sipas kryetarit të divizionit të bizhuterive të Sotheby, Gary Schuler, gjë e rrallë e diamantit është madhësia dhe ngjyra, e cila është vlerësuar si “Fancy Vivid Purple-Pink”.
Xhevahiri është klasifikuar gjithashtu si “i patëmetë”, një masë e qartësisë së tij, ndërsa guri i përket një nëngrupi të rrallë të diamanteve që përmbajnë pak ose aspak azot.
Diamantët rozë po rriten në vlerë shumë më shpejt se ato të çdo ngjyre tjetër, sipas organizatës jofitimprurëse “Fancy Color Research Foundation”, e cila zbuloi se çmimet u rritën me 116 për qind midis 2010 dhe 2019.
Ndryshe, gurët rozë tani përbëjnë pesë nga 10 diamantët më të vlefshëm që janë shitur ndonjëherë në ankand. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se nuk ka folur me Zelenskyn që nga përplasja e së premtes në Shtëpinë e Bardhë

Disa të lënduar në makthin e anijes turistike, ndërsa ajo goditet nga “stuhia e egër” gjatë udhëtimit nga Sidnei

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë