Ndonëse dialogu i brendshëm i Serbisë për Kosovën, është çështje e brendshme e shtetit serb, megjithatë, nëse ai ka për qëllim zhveshjen nga miti serb për Kosovën, atëherë kjo do të ndikojë tek vet shoqëria serbe, gjë që mund të reflektojë në lehtësimin e komunikimit ndërmjet të dyja shteteve, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në Serbi, tashmë është mbajtur takimi i parë i Grupit punues, i cili do të ofrojë mbështetjen për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën dhe në muajin tetor pritet që ky dialog të fillojë edhe formalisht.
Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se dialogu i brendshëm serb për Kosovën është çështje e brendshme e Serbisë, që mund të prodhojë eventualisht rezultate të mira për vetë shoqërinë serbe.
“Nëse ky dialog e ka për qëllim që të hiqet dorë përfundimisht nga miti serb për Kosovën, atëherë vlen që të thuhet se është diçka e mirë që po ndodhë në shoqërinë serbe, që ndikon në pacifizmin, përkatësisht në krijimin e kushteve të reja për paqe të qëndrueshme në rajonin tonë”.
Matoshi shton se në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, është në dialog institucional të përditshëm me pakicën serbe të Kosovës, me të cilën ekziston një partneritet i mirë për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve serb të Kosovës.
Sipas Matoshit, nga prizmi i Qeverisë së Kosovës, tashmë është e ditur se pritet njohja e dyanshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që në debatin e brendshëm serb ka opsione të ndryshme.
“Ka opinione të ndryshme për një traktat paqeje. Por, ajo që është mbi të gjitha, shumë e rëndësishme në këtë moment, është që Serbia të mos e pengojë Kosovën në nismat rajonale dhe anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë. Ky do të ishte hapi i parë për uljen e tensioneve në raportet midis dy vendeve”, thotë Matoshi.
Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, shpreh mendimin se dialogu i brendshëm i Serbisë për Kosovën, mund të prodhojë efekte pozitive, në rast se serbët tashmë kanë kuptuar se për dekada të tëra kanë jetuar me mjegullën e miteve për Kosovën.
Sipas tij, ky dialog mund të prodhojë dy situata.
Hoti thotë që zhveshja nga miti do të sillte situatën që serbët, me ndihmën edhe tëkomunitetin ndërkombëtarë, eventualisht të hiqnin dorë nga pretendimet e tyre për Kosovën. Kjo, sipas tij, domosdo do të shpinte kah normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohja reciproke. Por, siç thotë ai, ky dialog mund ta prodhojë edhe një situatë tjetër.
“Ka edhe një shpjegim tjetër, të cilin unë e shoh si më të mundshëm dhe normalisht edhe si më të rrezikshëm, që është thënë në mënyrë shumë eksplicite nga presidenti serb (Aleksandar) Vuçiq. Kohë më parë ai ka thënë që ‘ne duhet të ndalojmë së menduari se gjithçka në Kosovë është jona, sikundër që po ashtu duhet të mendojmë se jo tërë Kosova është e humbur’. Në mënyrë automatike na shpie tek situata ku serbët, në fund të ditës, do të kërkojnë diçka dhe unë kam frikën që ndarja e ndonjë pjese të Kosovës, do të vijë si konkluzion i gjithë këtij debati”.
Profesor Hoti shton se nga praktikat e deritashme, që sa herë që është ndërmarrë ndonjë nismë nga Serbia dhe prezantuar një platformë e caktuar, e që pastaj ajo platformë ka marrë mbështetje ndërkombëtare, Kosova jo rrallë është gjetur në situata të pafavorshme për t’u hyrë e papërgatitur në etapa të caktuara. Siç thotë ai, Kosova, për çdo eventualitet duhet të jetë e përgatitur.
“Nuk ka hapësirë për të krijuar situata të reja ose për të menduar për opsione të tjera. Por, në variantin ekstrem, ndoshta do të duhej të mendohej eventualisht për shkëmbim të territoreve. Nuk e di pse e kam një përshtypje që, në fund të ditës, serbët do të kërkojnë pjesë ose territore të caktuara nga Kosova veriore, me ç’rast, nëse një kërkesë e tillë do të merrte mbështetje ndërkombëtare, atëherë do të duhej të kemi planin e përgatitur që, Kosova dhe Serbia, për t’i normalizuar raportet e tyre në mënyrë të plotë, do të futeshin në aranzhime të shkëmbimit të territoreve”.
Sipas Hotit, nisur nga mundësia që Serbia eventualisht dëshiron të arrijë deri tek opsioni i ndarjes së Kosovës, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë ia kanë bërë me dije autoriteteve të larta Serbe se integriteti territorial i Kosovës, është i paprekshëm. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga Stevo Pendarovski

Osmani fillon përgatitjet për themelimin e Komisionit të Drejtësisë Tranzicionale, takon organizatat joqeveritare

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?