Fitorja dhe zgjedhja e Aleksandar Vuçiqit në postin e presidentit të Serbisë, mund të ndikojë edhe në dialogun që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thonë njohësit e rrethanave politike.
Sipas tyre, ky dialog, tani mund të ngritet në nivel të presidentëve, marrë parasysh rolin në rritje në këtë proces të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Evropa e Lirë.
Petrit Zogaj, analist politik, thotë se është problematike të thuhet që Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe se ka mbetur që niveli aktual i dialogut të kalojë në nivel presidentësh në mënyrë që të arrihet një finale.
Ai thotë po ashtu se nëse do të shihet që procesi i dialogut është në përfundimet e tij, mund të besohet që zgjedhja e Aleksandar Vuçiqit si president i Serbisë, mund të kuptohet si një sinjal i pajtimit dhe arritjes së ndonjë traktati të paqes mes dy vendeve.
“Besoj shumë që në një të ardhme jo shumë të largët, do të kemi dialog në nivel të presidentëve. Se a do t’i ndihmojë procesit normalizues ky nivel, vështirë të thuhet, por ajo çfarë mund të thuhet është që të dy presidentët, pra Thaçi dhe Vuçiq kanë një pushtet goxha të madh në vendet që përfaqësojnë. E, kjo ndoshta krijon hapësirën që të arrihen marrëveshje të komplikuara, të cilat nuk do të mund t’i nënshkruajë dikush tjetër, përveç këtyre dy protagonistëve në Kosovë e Serbi”, tha Zogaj.
Kurse, sipas analistit Driton Selmanaj, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi është dizajnuar nga Bashkim Evropian që në fund të jetë në nivel presidentësh dhe të përmbyllet me një traktat paqeje.
Ai thotë se pavarësisht që nuk ka një sukses të kënaqshëm të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve, procesi mund të kalojë në një nivel të ri të përfaqësimit, atë të presidentëve.
“Kalimin e Thaçit në pozitën e presidentit dhe të Vuçiqit, po në pozitën e presidentit, i shoh në kontekst të atij dizajni në të cilin besoj që është menduar që nga fillimi nga akterët e përfshirë në proces të zgjedhur nga BE-ja dhe eventualisht edhe nga SHBA-të. Unë e shoh që protagonistët kryesor që kanë filluar këtë dialog edhe do t’i japin epilog”, tha Selmanaj.
Në takimet e fundit në Bruksel, BE-ja, kishe ftuar përfaqësuesit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq dhe presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq, për të shtensionuar situatën e muajve të fundit mes dy vendeve dhe për t’ju kërkuar palëve të heqin dorë nga retorika nxitëse.
Analisti Selmanaj mendon se takimet e fundit në Bruksel kanë treguar se çfarë drejtimi mund të marr dialogu dhe përfaqësimi në të.
“Dialogu, në mos këto muaj ose këto ditë, mendoj se në periudhë krejt afat shkurtër do të kalojë në stad tjetër, ku edhe presidentët… të mos them se presidentët do ta marrin timonin kryesor të procesit dhe do të vazhdojnë tutje me dialogun”, tha Selmanaj.
Ndërkohë, analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiq, i tha Radios Evropa e Lirë se pritet që pas zgjedhjes në detyrën e presidentit, Aleksandar Vuçiq bisedimet me Prishtinën në kuadër të dialogut të Brukselit t’i vazhdojë në kapacitetin e ri të tij.
Janjiq tha se nga përvoja e procesit të deritashëm është dëshmuar se negocimi ka qenë jo efikas, se pushteti ekzekutiv dhe shumica prej atyre që kanë marrë pjesë në dakordimin e çështjeve politike i kanë komplikuar ato marrëveshje dhe pastaj e kanë bllokuar zbatimin e tyre.
“Nga Vuçiqi pritet që të përshpejtojë procesin. Në thelb nëse shikohet një agjendë e mundshme e marrëveshjes së Brukselit, kanë mbetur 4 deri në 5 tema të mëdha që pritet të hapen. Dhe, mbi të gjitha të bëhet presion dhe kontroll mbi zbatimin e asaj që është dakorduar”.
“Kjo natyrisht është e ndërlidhur me problemin e përgjegjësisë së presidentit; në aspektin kushtetues ai këtë nuk mund ta bëjë. Por, duket se do të duhet të vijë deri tek riorganizimi, ta themi i ekipit, në mënyrën si është bërë në Prishtinë, me zgjedhjen e negociatorit politik që do t’i ndihmonte presidentit dhe natyrisht me riorganizimin e këtij segmenti të përgjegjësit të Zyrës për Kosovë”, ka theksuar Janjiq.
Sipas tij, nga Vuçiq, pritet shumë dhe se ai do të duhej të merrte pjesë në procesin e dialogut, por problemi qëndron te harmonizimi me Kushtetutë dhe harmonizimi me interesin rreth pushtetit ekzekutiv.
Kuvendi i Kosovës, pak javë më parë, miratoi një rezolutë me të cilën kërkoi pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.
Vendimi i Kuvendit të Kosovës u përcoll menjëherë me respektim nga Qeveria e vendit. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe