LAJMI I FUNDIT:

Di Maria i jep fund karrierës me Kombëtaren e Argjentinës

Di Maria i jep fund karrierës me Kombëtaren e Argjentinës

Angel Di Maria i ka dhënë lamtumirë futbollit me Kombëtaren e Argjentinës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi anësorë fitoi një tjetër Kupë të Amerikës me fanellën e Argjentinës, derisa në minutën e 117-të u largua me lot në sy nga ndeshja.

“Ishte e shkruar, kështu ishte. Kam ëndërruar për këtë, se do të arrijmë në finale dhe se do të fitojmë. Unë nuk e di çfarë të them. Ka shumë ndjesi, i jam përjetësisht mirënjohës Federatës, më dha gjithçka. Argjentina është dashuria dhe vendi im. Faleminderit”, deklaroi Di Maria.


Argjentina mposht Kolumbinë pas vazhdimeve, mbron titullin e kampionit në 'Copa America'
Lexo po ashtu Argjentina mposht Kolumbinë pas vazhdimeve, mbron titullin e kampionit në 'Copa America'

Suksesi i fundit i skuadrës bardhekaltër nuk e ka ndryshuar mënyrën e të menduarit të futbollistit.

“Duket e lehtë, por është shumë e vështirë. Unë kam jetuar në anën tjetër për 11 vjet dhe ne duhet të insistojmë. Ne donim t’u jepnim këtyre të rinjve më shumë trofe më parë, por nuk ishte e mundur dhe ne duhej të vazhdonim të luftonim, të këmbëngulnim dhe ia dolëm”, vazhdoi Di Maria.

Krejt në fund ai foli edhe për lëndimin e Lionel Messit në finale.

“Unë nuk jam i lumtur me mënyrën se si u largua nga fusha, me atë që i ndodhi kyçit të këmbës së tij, por për fat ne mundëm t’i jepnim atij këtë gëzim”, deklaroi Di Maria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori