Anësori ishte lidhur me një largim nga Reali më herët gjatë verës, por ai vendosi të qëndronte përkundër konkurrencës së madhe, e që si duket nuk e ka frikësuar atë.

“Unë vendosa që të qëndroj, përkundër lojtarëve të rinj që kanë ardhur në klub. Unë e kam ditur se do të jetë vështirë, por kam aftësi për të luajtur këtu. Kam folur me Lavezzin dhe ai më pyeti: “A dëshiron vërtet të largohesh prej Realit?”.


“Ancelotti më tha se kush do që është më i miri ai do të luajë. Mendoj se Bale nuk stërviti në fillim me Tottenhamin dhe kështu kam përparësi, jam në pole pozicion”, është shprehur Di Maria.

Ai shtoi se bashkëkombasi Gonzalo Higuain u desh të largohej për shkak të kritikave të mediave që i kanë bërë shumë presion.

telegrafi sport app