LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco: Do t’i ndryshojmë statistikat ndaj Portos

Di Francesco: Do t’i ndryshojmë statistikat ndaj Portos
Eusebio Di Francesco (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka thënë se është i entuziazmuar që skuadra e tij do të luajë kundër Portos në Ligën e Kampionëve, edhe pse nuk kanë rekord të mirë kundër ekipit portugez.

Shorti i të hënës i ka nxjerrë Giallorossët përballë portugezëve në fazën e 1/8 së finales në garën më të madhe evropiane për klube.

Eusebio Di Francesco (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Dhe pas shortit, trajneri i ka dhënë opinionet e tij në një prononcim për faqen zyrtare të klubit.


Lajmet për ROMËN
Lexo po ashtu Lajmet për ROMËN

“Kthimi në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve është një tjetër çast gëzimi për këtë klub”.

“Shorti në Nyon ka zgjedhur që ne të luajmë ndaj Portos që ka fituar më së shumti pikë në fazën grupore se kushdo tjetër dhe aktualisht është në krye të ligës vendore”.

Eusebio Di Francesco (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“E di se takimet e të kaluarës ndërmjet këtyre dy klubeve nuk japin të dhëna të mira për ne, mirëpo gjatë këtyre dy ndeshjeve, do të përpiqemi që t’i ndryshojmë ato statistika”, ka deklaruar Di Francesco.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të zhvillohen më 12 dhe 13 shkurt 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori