Ministrja e deritanishme e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha i ka dorëzuar mandatin ministrit të ri të këtij dikasteri, Blerim Reka.

Hoxha në një postim në Facebook ka shkruar se sot i dorëzoi detyrën ministrit Reka e po ashtu edhe raportet për punën e kryer dhe ato në vijim.


Postimi i plotë:Sot, ia dorëzova detyrën, ministrit të ri, Blerim Reka. Po ashtu, ministrit Reka ia dorëzova edhe raportet për punën e kryer dhe ato në vijim, me bindjen e thellë se si ekspert i diplomacisë dhe procesit integrues, çështjen e integrimeve do ta fuqizoj edhe më tej. Punë të mbarë dhe suksese z. Reka! /Telegrafi/

84958610 10103076402431675 3120786755544940544 n