Please enter at least 3 characters.

Dhurata Dora me dukje të veçantë në një nga paraqitjet e radhës nga Gjermania

2022/03/collage-1-19-scaled.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, po vazhdon të jetë e pranishme në mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Ajo kohëve të fundit ka performuar më shumë nëpër Evropë, e së fundmi ka sjell disa fotografi atraktive nga Gjermania.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz vetëm në Instagram, ka marrë vëmendje me dukjen në imazhet e radhës.

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

Për paraqitjen në koncertin e fundit të mbajtur në Dusseldorf, 29-vjeçarja zgjodhi një palë pantallona elegant blu shkëlqyes e një triko ngjyrë hiri.

“Eyoo për ty jam këndej”, ka shkruar ajo referuar një pjese të këngës së re që e solli pak javë më parë.

Të shumta kanë qenë komplimentet që mori nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.

Dhurata po shijon suksesin e “Sa m’ke mungu” me mbi pesë milionë klikime për vetëm dy javë. /Telegrafi/