LAJMI I FUNDIT:

DHP: Të mërkurën skadon afati i kompanive për dorëzimin e llogarisë përmbledhëse për punëtorët

DHP: Të mërkurën skadon afati i kompanive për dorëzimin e llogarisë përmbledhëse për punëtorët

Kompanitë në Maqedoni kanë afat deri të mërkurën, pra deri më 25 janar, që punëtorëve të tyre t’u japin llogarinë përmbledhëse për të hyrat e paguara, tatimin personal dhe kontributet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë kompanitë rrezikojnë gjobë prej 3000 euro, kurse personi përgjegjës do të dënohet me 30% të gjobës. Kështu thotë Drejtoria e të Hyrave Publike të Maqedonisë.

Një paraqitje e këtillë bëhet nëse në vitin 2016, përveç rrogës ose pensionit, apo të ardhurave nga veprimtaria bujqësore, kanë patur edhe të hyra tjera shtesë nga qiratë, të drejtat autoriale, pronësia industriale, dividenda e paguar, përfitime kapitale nga prona të tundshme dhe të patundshme, të hyra të siguruara përmes internetit, pranim të të hyrave nga jashtë ose ndonjë lloj tjetër të hyrash jashtë rrogës së rregullt ose pensionit.


Te lojrat e fatit, si lotaria, lojra shpërblyese, kuize, dhe të ngjashme, përfitimet e të cilave janë mbi 5000 denarë, duhet patjetër t’i paraqesin në Drejtorinë e të hyrave publike.

Për përfitimet nga kazinotë, bastoret sportive ose klube aparatash nuk jepet paraqitje tatimore, pasi që tatimi në këtë rast paguhet nga bastoret dhe kazinot./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori