Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka mirëpritur heqjen e taksës doganore prej 10 për qind ndaj produkteve amerikane.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se që nga paralajmërimet e para të administratës amerikane, Dhoma e Tregtisë ka ngritur zërin duke i kërkuar qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm si: Heqjen e tërësishme të taksës doganore, nisjen e menjëhershme të negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Kosovë-SHBA


Mirëpo sipas njoftimit thuher se “Megjithatë, qeveria nuk lëvizi drejt këtij qëllimi”.

Përmes njoftimit nga Dhoma e Tregtisë thonë se vlerësojmë se heqja e kësaj takse dhe kthimi i marrëveshjes me MCC është një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit me SHBA “por nuk duhet të ndalemi me kaq, pasi dy vendet kanë hapësirë të madhe për rritje të bashkëpunimit”.

“Le të shërbejnë këto zhvillime pozitive në avancim të bashkëpunimit dhe nxitjes së investimeve amerikane në vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/