LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë vjet nga dalja e iPhone

Dhjetë vjet nga dalja e iPhone

Në ditën e sotme para dhjetë vjetësh në shitoret në gjithë SHBA-të është paraqitur iPhone i parë. Nga perspektiva e sotme kjo pajisje nuk ishte edhe aq e veçantë. Nuk kishte lidhje 3G, e cila atëherë ishte standarde në shumicën e botës, bateria mezi qëndronte 24 orë dhe kishte kamerë prej vetëm 2MP.

Pajisja kushtonte 500 dollarë dhe përveç kësaj ishte e nevojshme kontrata e obliguar dyvjeçare me njërin nga operatorët e telefonisë mobile amerikane, transmeton KosovaPress.

Që nga fillimi pajisja kishte ekran me ngjyra, të ndjeshëm në prekje dhe interfejs bazik, i cili sot është në përdorim. Ai dukej krejt ndryshe nga gjithçka tjetër që ekzistonte atë kohë në treg dhe për këtë arsye u shit në një milion njësi për vetëm dy muaj.


Por, para kompanisë Apple pasuan muaj tepër të zënë, duke pasur parasysh se u vendos që modeli prej 4GB të hidhet në tërësi pas vetëm tre muajve pas lansimit, derisa çmimi i versionit prej 8GB u lirua për 200 dollarë.

iPhone i parë nuk kishte shumë opsione krahasuar me modelet e mëvonshme. Ai nuk kishte asgjë të ngjashme me aplikacionet App Store.

Apple deshi të bindë përdoruesit dhe programuesit se para tyre është ardhmëria e “webapp”, faqeve përmes të cilave mund të qaset direkt nga ekrani. Po ashtu, mungesë e madhe ishte pamundësia e kopjimit të tekstit dhe ky opsion nuk ka ekzistuar deri tek iOS 3 më 2009, edhe pse të gjitha pajisjet e atëhershme të konkurrencës kishin pasur mundësinë e tillë për copy/paste.

Megjithatë, iPhone ishte telefon revolucionar edhe për arsye tjera: ka punuar ashtu sikurse ishte thënë se do të punojë dhe atë në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë. Derisa telefonat tjerë kishin tastierë fizike, interfejsi i Apple ishte gjithnjë e më i thjeshtë.

Përmes iPhone 3G njerëzit morën edhe internetin 3G dhe GPS, pa të cilët ne sot nuk do të mund të imagjinonim jetën moderne. Duke iu falënderuar GPS, u krijua sistemi, i cili i ka mundësuar pajisjes që të tregojë lokacionin e përdoruesit, gjë e cila ka hapur shumë dyer për aplikacione të shumta në të ardhmen, duke filluar prej Uber deri te Pokemon Go.

Ndërsa, modeli iPhone 4 kishte përparësitë e veta. Kishte FaceTime për video-thirrje, por edhe kamerë nga ana e përparme dhe atë tri vjet para se të popullarizohen selfi. Të tjerat janë histori- prej skanerit për gishtërinj e deri tek Apple Pay.  Nuk e dimë se çfarë do të sjellë iPhone i ri, i cili pritet të vijë në vjeshtë, por është e mundshme të lë nën hije të gjithë pararendësit e tij.

Në trend Teknologji

Më shumë
Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Teknologji
A po i përshtatet TikTok-u, Donald Trumpit?

A po i përshtatet TikTok-u, Donald Trumpit?

Teknologji
Deutsche Bahn dëshiron të luftojë “lyerjen me grafiti” në trena me një qen robot

Deutsche Bahn dëshiron të luftojë “lyerjen me grafiti” në trena me një qen robot

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Zgjimi i papritur i planetit: Reduktimi më i madh i emetimeve të CO2 që nga Lufta e Parë Botërore

Zgjimi i papritur i planetit: Reduktimi më i madh i emetimeve të CO2 që nga Lufta e Parë Botërore

Teknologji
Kalo në kategori