Emra të mëdhenj të futbollit botëror mund të mos marrin pjesë në Kampionatin Botëror, pasi nuk po luajnë me skuadrat e tyre dhe kanë humbur vendet në kombëtare. Një transferim gjatë janarit është një mundësi e mirë e tyre për të rifituar pozitat.
Kampionati Botëror “Rusia 2018” është në horizont, me vetëm pesë muaj larg dhe menaxherët duhet të zgjedhin skuadrat e tyre prej 23 futbollistëve.
Trajnerët e kombëtarëve kanë vetëm një pjesë të vogël të ndeshjeve deri në fund të sezonit për të rregulluar mirë skuadrën e tyre përpara Kampionatit Botëror të Rusisë.
Kështu, mediumi britanik Sportsmail ka zgjedhur 10 lojtarë që mund të përdorin afatin kalimtar të transferimeve të janarit për të rikuperuar vendin e tyre në garën më të madhe të futbollit.
Më poshtë Telegrafi u sjell futbollistët që mund të humbin Kampionatin Botëror dhe duhet të shikojnë transferimin diku gjatë janarit për të rifituar vendin e tyre në kombëtare.
Michy Batshuayi – Chelsea dhe Belgjikë
Daniel Sturridge – Liverpool dhe Angli
Jack Wilshere – Arsenal dhe Angli
Luke Shaw – Manchester United dhe Angli
Julian Draxler – PSG dhe Gjermani
Danny Rose – Tottenham dhe Angli
Olivier Giroud – Arsenal dhe Francë
Kevin Mirallas – Everton dhe Belgjikë
Javier Pastore – PSG dhe Argjentina
Paco Alcacer – Barcelona dhe Spanjë