Rezultatet e një hulumtimi të ri, tregojnë që dhëmbët e bardhë nuk janë shenjë e dhëmbëve të shëndetshëm, posaçërisht nëse bëhet fjalë për zbardhimin e pavarur me ndihmën e produkteve që nuk garantojnë siguri.
Disa nga ne dëshirojnë flokë të drejta, ndërsa të tjerët dëshirojnë kaçurrela. Disa dëshirojnë të jenë me ten më të mbyllët, ndërsa për disa teni më i bardhë është më i bukur. Megjithatë, të gjithë pajtohen për një gjë: që dhëmbët e bardhë janë më të bukur se sa të verdhët.
Por cila është mënyra më e mirë e zbardhimit të dhëmbëve, dhe të keni sa më pak pasoja negative?
Hulumtimi i ri i shkencëtarëve amerikanë, i publikuar në revistën “Journal of the American Dental Association”, tregon që zbardhimi i pavarur i dhëmbëve me produktet të cilat më së shpeshti ua jep stomatologu juaj mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve.
Po ashtu ata kanë konstatuar që reduktohet niveli i mineraleve në dhëmbë, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin dhe ruajtjen e tyre.
Reduktimi konstant i mineraleve në dhëmbë në shumicën e rasteve shkakton krijimin e kariesit dhe ndryshimin e strukturës dhe pamjes së dhëmbëve.
Produktet për zbardhimin dhëmbëve të cilat i përdorin stomatologët përmbajnë 35 për qind peroksid hidrogjeni i cili depërton thellë në smalt dhe aktivizon proceset që nxisin mineralizimin.
Nga ana tjetër, produktet për zbardhimin e dhëmbëve të cilat përdoren në mënyrë të pavarur përmbajnë koncentrim më të vogël të peroksidit të hidrogjenit dhe nuk aktivizojnë proceset që nxisin mineralizimin.
Kjo nënkupton që veprojnë në pjesën sipërfaqësore të dhëmbëve dhe shkaktojnë reduktimin e nivelit të mineraleve.
Edhe pse ekzistojnë shumë metoda për zbardhimin e dhëmbëve dhe për secilën metodë ekziston versioni të cilin mund ta bëni edhe ju vetë në mënyrë të pavarur, ia vlen të investohet në zbardhimin e dhëmbëve nga ana e ekspertëve që dhëmbët tuaj të mos dëmtohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë