Deskoska: Vazhdojnë të gjitha procedurat e nisura nga Prokuroria Speciale

“Dje e lëshuam në procedurë kuvendore Ligjin për Prokurori Publike, ligj i cili duhet të sillet me shumicë prej dy të tretave të cilën nuk e kemi vërtetuar akoma, por e rëndësishme është se në nivel të koalicionit qeveritar arritëm të sigurojmë pëlqim për një tekst i cili i jep qëndrueshmëri të fortë PPS-së, e shndërron në organ të përhershëm, nuk ofron kurrfarë amnistie të fshehtë”.
Këtë e deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në nënshkrimin e memorandumit për përdorimin e sistemit për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave për parandalimin dhe represionin e korrupsionit dhe larjen e parave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, në pajtim me ligjin e ri vazhdojnë të gjitha procedurat e filluara para PSP-së dhe të cilat janë në fazë të aktakuzës ose në fazë hetimore apo në fazë parahetimore me atë që dëshmitë të cilat janë grumbulluar në fazë të këtyre procedurave mbeten valide.
“Përdorimi i materialeve për përgjim është kufizuar për ato aktakuza të cilat janë ngritur në 18 muajt e parë. Në konsultime me ekspertë të huaj dhe me PSP-në, erdhëm në përfundim se praktikisht në lëndët të cilat hapen pas 18 muaj realisht edhe nuk ka nevojë të domosdoshme për shfrytëzimin e materialeve audio si dëshmi, pasi ato janë shfrytëzuar si indikacion përmes së cilave më pas PSP ka ardhur në dëshmi të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi në procedurat gjyqësore. Për këto arsye nuk do të ketë prishje të cilësisë së udhëheqjes së procedurave gjyqësore nëse nuk përdoren në këto procedura këto audio materiale”, tha Deskoska.
Ajo tha se në fillim ka pasur dy versione të ligjit, një prej grupit të punës, ndërsa tjetri i përpunuar dhe kishte të bëjë vetëm me PSP-në./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë