LAJMI I FUNDIT:

Dështon projekti për rindërtimin e teatrit shqiptar në Shkup (Video)

Dështon projekti për rindërtimin e teatrit shqiptar në Shkup (Video)

Kompania italiane të cilës iu besua ndërtimi i Teatrit shqiptar në Shkup, projekt që kap vlerën mbi tetë milion eurosh, ka falimentuar, njofton Alsat M.

Kompania “Lamone Moreda” parashikohej që deri në shtator të këtij viti t’i përfundonte punimet, por meqë punimet i kishte filluar me vonesë ka arritur të realizojë vetëm 20 % të projektit. Falimentimin e kompanisë për Alsat M e konfirmoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.

“Një hendikep i madh ka qenë për këtë teatër kompania e cila ka marr përsipër ta realizojë këtë projekt kapital, ajo kompani falimentoi dhe tani për tani bëhet riorganizimi i kompanisë. Dhe krejt ajo procedurë duhet të shkojë në miratim të disa institucioneve shtetërore si:ministrinë e drejtësisë, ministrinë e financave etj. Dhe kur për këtë riorganizim të kësaj, do të merren pëlqime pozitive atëherë puna do të vazhdojë me procedurën dhe dinamikën e vet”, deklaroi Behixhudin Shehapi, Ministria e Kulturës.

Ndryshe nga Ministria e Kulturës, drejtori i Teatrit kombëtar të Shkupit Adem Karaga, u shpreh optimist se punimet do të përfundojnë së shpejti. Karaga nuk foli aspak për kompaninë e falimentuar por vetëm u ankua për kushtet në të cilat funksion teatri aktualisht.


“Punimet gati më kanë hyrë në fazën e tretë të përfundimit.Unë shpresoj se dita ditës punimeve u afrohet fundi .Nuk mund të parashikojmë edhe sa do të zgjasin, por për ne është me interes që punimet të mos ndalojnë. Vështirësitë nuk janë të vogla, ne Brenda këtij një viti e gjysmë që jemi jashtë shtëpisë sonë jemi të pozicionuar në Teatrin e komedisë dhe në këto hapësira jo fort komode për të mbajtur një repertor të rregullt, është shumë e vështirë”, u shpreh Adem Karaga, Teatri shqiptar i Shkupit.
Kompania “Lamone Moreda SRL” tashmë e falimentuar, ka pasur përsipër edhe projekte të tjera në Maqedoni.

Ajo është dashur të ndërtojë edhe një garazh në kate për shoqatën aksionare të menaxhimit me hapësirat banesore dhe afariste( SIZ), gjithashtu ajo ka rinovuar godinën e Ministrisë së Drejtësisë, kurse paraprakisht ka qenë e angazhuar në rinovimin e një pjesë të Teatrit Kombëtar Maqedonas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori