LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

Dështon mbledhja e Kryesisë, nuk ka kuorum

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot ka dështuar. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje ishin vetëm nënkryetarët Xhavit Haliti e Slavko Simiq, si dhe shefat e grupeve parlamentare.

Ndryshe, në mbledhjen e Kryesisë ishin të paraparë këto pika të rendit të ditës:


  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:
  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën  në sektorin e energjisë,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Raportit të operatorit  të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  • Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
  • Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  • Marrëveshja e kryetarëve të dy grupeve parlamentare: Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupit të deputetëve të pavarur për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin me anëtarë në komisionet parlamentare,
  • Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave