LAJMI I FUNDIT:

Dështoi në Arabi, Firmino drejt rikthimit në Evropë

Dështoi në Arabi, Firmino drejt rikthimit në Evropë

Aventura e Roberto Firminos në Arabinë Saduite nuk ka shkuar ashtu siç e kishte paramenduar sulmuesi brazilian.

Sulmuesi brazilian pritet të rikthehet në Evropë pasi aventura në Al Ahli nuk ka shkuar ashtu siç është pritur, edhe pse pritjet ishin të mëdha për të.

Sipas Daily Mail, qëndrimi i Roberto Firminos në Arabinë Saudite mund të marrë fund, të paktën përkohësisht.


Firmino po largohet nga Al Ahli, por jo edhe nga Arabia
Lexo po ashtu Firmino po largohet nga Al Ahli, por jo edhe nga Arabia

Sulmuesi brazilian ka pasur vështirësi në përshtatjen me kampionatin dhe stilin e jetës në Arabinë Saudite, gjë që reflektohet në shifrat e tij, ku ka shënuar vetëm tre gola në 18 ndeshje.

Duke pasur parasysh këtë situatë, Al Ahli do të shqyrtonte mundësinë e heqjes dorë nga ai. Sipas të mediave arabe dhe angleze, disa skuadra të Ligës Premier do të ishin të interesuara për ta rikthyer Firminon në Angli , ku ai tregoi të gjithë potencialin e tij.

Fulham, Sheffield United, Newcastle United e Wolverhampton Wanderers janë skuadrat që kanë shprehur interesim për huazimin e sulmuesit brazilian.

Debutim ëndrrash për Firminon, shënon het-trik në ndeshjen e parë me Al-Ahli
Lexo po ashtu Debutim ëndrrash për Firminon, shënon het-trik në ndeshjen e parë me Al-Ahli

32-vjeçari është i gatshëm të largohet si huazim nga Al Ahli, pasi nuk është i kënaqur aspak me jetën në Arabinë Saudite.

Gjithsesi afati kalimtar i janarit do të tregojë edhe të ardhmen e Firminos që Anglia mbetet opsioni ideal, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të shkoj edhe në Bundesliga. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori