Institucionet e Kosovës gjatë vitit 2019 kanë dështuar të sigurojnë njohje të reja ndërkombëtare. Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë 116 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ani pse gjatë vitit shteti armik i Kosovës, Serbia, ka thënë se disa e kanë tërhequr njohjen për Kosovën por që një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga MPJ.
Por ajo që dihet me siguri është fushata e egër e Serbisë për të dëmtuar Kosovën në politikën e jashtme. Ndërkohë njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë për KosovaPress se institucionet e Kosovës kanë dështuar në diplomacinë e jashtme.
Në tre vitet e fundit Kosova është përballur me fushatë të egër diplomatike dhe kriminale të Serbisë e cila ka kryer krime në gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë me mbështetjen e Rusisë, të cilat janë përpjekur të pengojnë integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se gjatë vitit 2019 Kosova është përballur me fenomenin e tërheqjes së njohjeve, ani pse thotë se në të drejtën ndërkombëtare si praktikë nuk ekziston tërheqja e njohjes në shtetet e konsoliduara.
“Ajo me të cilën mendoj që jemi përballë po ashtu në 2019-n është fenomeni i tërheqjes së njohjes. Në të drejtën ndërkombëtare të paktën si praktikë nuk ekziston tërheqja e njohjes për aq kohë sa flasim për shtetet të cilat kanë sistem të konsoliduar, sepse sikur të ekzistonte tërheqja e njohjes atëherë edhe rendi juridik e politik do t’i ekspozohej një rreziku të jashtëzakonshëm, sa herë qe do të tensionoheshin raportet e tyre do të tërhiqeshin njohje dhe kjo do të sillte një kaos ndërkombëtar”, thotë ai.
Ai thotë që Serbia ka vazhduar të përdorë të gjitha metodat jo demokratike për të bindur disa shtete që të bëjnë tërheqjen e njohjes.
Por sipas tij, kjo ka ndodhur me ato shtete që nuk kanë sisteme të konsoliduara.
“Kemi dështuar në kuptimin e mbajtjes së lidhjeve si njëra ndër të drejtat themelore të shteteve. Pra nëse një shtet na njeh ne, e kemi obligim që në mënyrë të vazhdueshme përmes diplomatëve tanë të mbajmë lidhje dhe të mbajmë të informuar secilin shtet për zhvillimet tona. Kjo nuk ka ndodhur për shkak të fenomeneve shumë negative në të cilat ka kaluar shërbimi ynë i jashtëm përfshirë këtu nepotizmin, familjarizimin, korrupsionin, ngarkesat e panevojshme të misioneve tona diplomatike, ose të shërbimit tonë të jashtë, të cilat jo vetëm që e kanë bërë shërbimin tonë të jashtëm jo efektiv, por e kanë bërë edhe barrë të rëndë për buxhetin dhe qytetarët e Kosovës”, thotë ai.
Ndërsa në aspektin politik dhe atë të bisedimeve me Serbinë, analisti Ramush Tahiri thotë për KosovaPress se që prej bisedimeve me Serbinë në Bruksel, Kosova ka shënuar veç ngecje dhe ka filluar të zvogëlohet numri i njohjeve.
“Ndoshta nuk janë të lidhura, por duket që nga bisedimet e Brukselit, me Serbinë, Kosova ka ngecje dhe kthim prapa sepse bisedimet apo dialogu me Serbinë është trajtuar si dialog statusor, i çështjes së statusit, a është Kosova shtet apo jo, a është subjekt ndërkombëtar apo jo, dhe kanë filluar të bien njohjet, ose të tërhiqen njohjet, ani pse njohësit thonë që njohja nuk mund të tërhiqet por nuk kanë të drejtë, ajo që bëhet pranim edhe tërhiqet, nuk e di pse hynë në pikëpamje teorike të kësaj pune për t’ia bërë qejfin vetvetes. Por, Kosova ka ngecje, në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, Kosova ka ngecje në prezantimin në forume ndërkombëtare, Kosova ka ngecje edhe në politikën e diplomacisë”, thotë Tahiri.
Ai konsideron që Kosova duhet të hartojë një strategji më “agresive”, siç thotë ai në kuptimin pozitiv, për prezantimin e shtetit jashtë, përmes përfaqësimit diplomatik dinjitoz.
KosovaPress nuk ka mundur të marrë edhe deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për çështjen e njohjeve dhe mundësinë që disa shtete ta kanë tërhequr atë.
Mungesa e njohjeve dhe numri aktual i tyre ndikon edhe në anëtarësimin e shtetit në mekanizma ndërkombëtarë, ku Kosova ka dështuar të jetë pjesë edhe e INTERPOL-it.
Çështja e tërheqjes së njohjeve është fakt politik në gjithë politikën botërore, por për shkak të mungesës së mekanizmave rregullues ligjor dhe institucional, kjo vazhdon të mbetët çështje e diskutueshme, se a mund ose cili shtet mund të tërheq njohjen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?