Puna mbi 20-vjeçare e Gazmend Çitakut në fushën e kulturës dhe trashëgimisë, bëri që në vitin 2018 të marr nismën për të prekur nga afër disa nga vendet më të rëndësishme për kulturën, historinë dhe kujtesën mbarëkombëtare.
I prekur në ndërgjegjen e tij për lënien në harresë nga institucionet e Malit të Zi të një trashëgimie që sot i përket automatikisht edhe konstelacionit të veprave botërore të trashëgimisë, pas udhëtimeve u ul e shkroi një libër, që e titulloi “Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi”.
Duke folur për rëndësinë e librit, studiuesi Jahi Kollari thotë se “Hapësirat ballkanike, apo hapësirat e Gadishullit Ilirik (si ne shqiptarët me plot të drejtë ia kemi hatrin t´i quajmë), janë strumbullari, pra, i kulturës së perëndimit e cila më vonë, përmes kolonizimit, u përhap anë e mbanë rruzullit tokësor”. Ndërsa, Çitaku kujton arsyet që e çuan në hartimin e këtij libri: “Kur dikur lexonim libra të ndryshëm historikë, këto vende të rëndësishme, jo vetëm mua, por edhe shumë prej neve, na shtynin t’i imagjinojmë duke mos vrarë mendjen se ishin mu aty, fare pranë, ndërkaq që mos interesi ynë gjithmonë bënte që të anashkalohen dhe të duken të largëta.”
“Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi” përmban në vete shumë informata që kanë qenë të njohura edhe më parë, por ka shumë prej tyre që përmenden për herë të parë.
“Këto jam munduar t’i përcjelli me fotografi nga vendi ku ndodhen apo nga ngjarja që lidhej me to si edhe me referencat e duhura për ata që dëshirojnë t’i studiojnë më thellë këto të dhëna. Fotografitë flasin vetë. Dëshmitë ilire janë kudo, ato vetëm duhen mbledhur dhe sistemuar në mënyrë që informata me shumë lehtësi të mbërrijë te çdonjëri që e intereson kjo lëmi.”, rrëfen Çitaku.
Ai mendon se duke shpërndarë eksperiencën e tij dhe të miqve Naim e Sami Flamuri që e kanë shoqëruar në këtë aventurë, do të pasurojë sadopak dijen e shqiptarëve paraardhësit tanë ilirë, gjurmët e të cilëve gjenden pothuaj në çdo hap që bëhej këtu në Mal të Zi.
“Vlen të theksohet se dëshmitë ilire, me ose pa dashje, shpesh janë anashkaluar ose tjetërsuar, porse gjurmët i kanë rezistuar kohës dhe janë edhe sot e gjithë ditën të prekshme dhe qëndrojnë madhështore kudo që ndodhen.”, shkruan Çitaku në parathënien e librit.
“Udhëtim në Kështjellat ilire të Malit të Zi”, sipas autorit, është ndarë në dy cikle: Iliria dhe Skënderbeu.
“Libri qëllimisht fillon me Ulqinin, pasi dihet se ky vend është shumë, shumë i rëndësishëm për historinë tonë, vend ku gjetjet arkeologjike janë të shumta, edhe pse të tjetërsuara apo të heshtura e, përse të mos themi që ende nuk janë bërë hulumtime të mirëfillta arkeologjike të këtij lokaliteti. Pason Budva ilire, si qendër me rëndësi të lartë arkeologjike. Vend që mendohet se vendosen Kadmi dhe Harmonia dhe mbretërojnë enkelejtë. Vazhdohej me Risanin e mretëreshës Teutë dhe vajtjen tonë atje, si grupi i parë hulumtues që mbase pas 2500 vitesh ngjitet lart, kohë kjo pas rënies së Shtetit ilir nën thundrat romake. Pason Dukla, një vend superfantastik ilir që dikur ka pasur një shkëlqim të paparë dhe njëherit paraqet edhe vendin prej nga vjen Perandori Romak me prejardhje ilire, Diokleciani.”, rrëfen Çitaku.
Shëtitja nëpër kështjellat ilire të Malit të Zi mbyllet me Meteonin e mbretit Gent, kështjellë kjo që shënon rënien përfundimtare të shtetit ilir dhe vendin ku zihen rob të gjallë mbreti Gent me familje dhe suitën e tij mbretërore. Cikli i dytë për Skënderbeun shpalos lidhjen e tij me Malin e Zi. Nis me Kalanë e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Vizita vazhdon në Ishullin Kom, vendin ku prehet motra e Skënderbeut, Mara Kastrioti.
“Ajo ishte e martuar me fisnikun e Malit të Zi, Stefan Cërnojeviqin dhe së bashku janë të varrosur në një kishë të këtij ishulli, nga i cili ne për herë të parë sjellim fotografi të kohës së re dhe me ngjyra. Libri mbyllet me Cetinën. Është ky një vend i rëndësishëm për historinë e Malit të Zi, por që interes të veçantë ka edhe për ne sepse atë e themeloi Ivan Cërnojeviqi, i cili qe djali i Mara Kastriotit, pra nipi i Skënderbeut.”, rrëfen Gazmend Çitaku. /Shqiptarja/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta më 1913: Çdo kopuk don me u shitë Bismark](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/02/fishta-780x439.jpg)
Fishta më 1913: Çdo kopuk don me u shitë Bismark
![Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kimi-780x439.jpg)
Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu
![Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Luvri04-780x439.jpg)
Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër
![Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/10/virtruvian-e1634733338381-780x439.jpg)
Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori
![NËNA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Frederik-Rreshpja-e1519297788953-780x439.jpg)
NËNA
![Thënie të Ibrahim Rugovës: Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/ibrahim-rugova-780x439.jpg)
Thënie të Ibrahim Rugovës: Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re