Në gjykimin e ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit, dëshmitarja Albana Leci- Begu tregoi se burri i saj e ka djalë të hallës të akuzuarin Basri Muja.
Dëshmitarja kryesisht u pyet rreth punësimit të saj në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, ku tregoi se ishte punësuar në gushtin e 2014-ës.
Dëshmitarja tha se ishte punësuar si zyrtare për buxhet dhe financa në Agjencinë e Akreditimit, ndërsa deklaroi se ka të kryer master të ekonomisë, ndërsa për 12 vjet ka punuar në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë.
Ajo njoftoi gjykatën se për pozitën ku aplikoi kërkohej përgatitje universitare si dhe përvoje pune trevjeçare.
Dëshmitarja deklaroi se i ishte nënshtruar testit me shkrim dhe me gojë për pozitën në të cilën konkurroi në Agjencinë e Akreditimit.
Anëtarë komisioni në testin me gojë sipas dëshmitares ishin edhe tsh të akuzuarit Basri Muja e Ferdije Zhushi- Etemi.
Ajo tha se edhe Basri Muja i kishte bërë pyetje gjatë intervistimit dhe parashtrimi i pyetjeve nga ana e tij ka qenë i njëjtë si nga anëtarët tjerë të komisionit.
Në fund dëshmitarja tha se asnjëherë nuk kishte biseduar në lidhje me punësimin e saj gjatë takimeve që kishin pasur me familjen e Basriut, por që ka mundur vetëm ta përmend që do të aplikojë.
“Kam mundur me e përmend nëse jemi takuar, por nuk mund të jem e sigurt, pasi që ka kaluar një kohë e gjatë. Asnjëherë nuk kam dëgjuar që burri im të ketë kërkuar ndihmë nga Basriu për punësimin tim”, tha dëshmitarja.
Kurse avokati i Basri Mujës, Bajram Tmava e pyeti dëshmitaren lidhur me publikimin e konkursit nëse kishte qenë i shpallur përmes mjeteve të informimit publik.
“Konkursin e kam lexuar në gazetën ditore mund të jetë koha ditore me shumë gjasë si dhe në faqen zyrtare te agjencisë” deklaroi dëshmitarja.
Në pyetjet e drejtuara nga avokati Tmava, dëshmitarja sqaroi se kur e kishte dhënë provimin me shkrim që të gjithë kandidatet kishin qenë në sallë dhe se nuk kishte vërejtur se ndonjëri nga anëtaret e komisionit t’i jetë ofruar asaj apo ndonjë kandidati tjetër për ndihmë si dhe për testin me gojë. Dëshmitarja tha se të gjithë kandidatët kanë hyrë veç e veç në sallë.
Si dëshmitare ishte ftuar edhe Majlinda Ferati- Muja, por ajo duke treguar se ishte bashkëshortja e njërit nga të akuzuarit, nga kryetarja e trupit gjykues Valbona Selimi të lirohet nga detyrimi për të dëshmuar meqë njërin nga të akuzuarit e ka bashkëshort.
Gjyqtarja Selimi pas kësaj kërkese e liroi dëshmitaren nga obligimi për të dëshmuar, duke e cilësuar pa obligime për ta bërë këtë gjë.
Në këtë seancë Bajram Tmava avokati i Basri Mujës paralajmëroi se do të propozojë dëshminë e të gjithë anëtarëve të shkarkuar të bordit të kësaj agjencie me kërkesë të Kryeministri Ramush Haradinaj.
“Ne do të propozojmë prova të reja që në cilësinë e dëshmitareve të dëgjohet komplet bordi i shkarkuar me vendim të kryeministrit duke përfshirë edhe dy anëtaret e bordit ndërkombëtar dhe drejtori i agjencionit”, tha Tmava.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi e shkarkoi bordin dhe ushtruesin e detyrës së Agjencisë së Akreditimit më 25 shtator, raporton KALLXO.com.
Në gjykimin ku Tmava kërkoi dëshminë e bordit të shkarkuar të akuzuar përveç Basri Mujës janë edhe Ferdije Zhushi- Etemi dhe Armend Muja.
Në këtë proces gjyqësor Basri Muja dhe Ferdije Zhushi ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.
Ndërsa Armend Muja akuzohet për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje.
Në kohën për të cilën akuzohen, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj agjencie.
Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit 2015, pak ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza.
Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës në UNDP u arrestuan në nëntor të vitit 2014.
Për këtë rast i akuzuar ishte edhe Naim Braha që ngarkohej për dhënie të ryshfetit, por Brahës i është vjetërsuar lënda.
Seanca e radhës do të mbahet më 17 tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje