Dëshmitari B.O, ish- pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë dhënies së dëshmisë në çështjen penale ndaj të akuzuarit për krime lufte Muhamet Alidemaj, tha se atë e kishte parë tri herë dhe se ai është personi i cili ia ka masakruar babanë e tij.
“Bash qeky ma ka masakru babën. Baba ka qenë invalid”, ka thënë dëshmitari B.O, duke folur për masakrën e Izbicës
Këtë deklaratë B.O e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj të akuzuarit Muhamet Alidemaj, i cili ngarkohet se kishte marrë pjesë bashkë me policë dhe ushtarë serbë në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që ka ndodhur në mars 1999 e ku ishin vrarë e masakruar mbi 130 shqiptarë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ky dëshmitar ka thënë se i akuzuari Alidemaj ia kishte kërkuar nënës së tij 1 mijë marka në mënyrë që shtëpia e tij të shpëtonte.
“Muhamet Alidemaj është taku me nënën time tek dyert e shtëpisë tem një ditë para se me u bo masakra e Izbicës duke i thanë ndaq me t’pshtu shpija duhet 1 mijë mark dhe nana jem ka shku në odë dhe ja ka lyp babës tem 1000 mijë mark për me pshtu shpinë. Ai ja ka dhënë dhe nana jau ka dhanë në dorë. Nana ime më ka thënë se ai person i ka thanë këto që i ceka më lartë në gjuhën shqipe se nana ime nuk e ka ditë gjuhën serbe”, ka sqaruar dëshmitari B.O.
Dëshmitari B.O duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Ilir Morina, ka sqaruar se gjatë vitit 1988-1989 ka jetuar në fshatin Izbicë duke shtuar se me 28 mars kishte ndodhur masakra e Izbicës.
Ai tha se të akuzuarin Alidemaj e kishte parë 3 herë.
Hera e parë, sipas tij, kishte qenë dy javë para masakrës në Izbicë, hera e dytë kishte qenë kur janë vrarë 3 bashkëfshatarë të tij ndërkaq herën e tretë tha se Alidemajn e kishte parë në të njëjtin fshat.
Sipas tij, i akuzuari Alidemaj nuk kishte pasur diçka në dorë dhe se me të ishte përshëndetur vetëm me kokë dhe distancë.
B.O tha se në atë kohë kishte qenë pjesëtar i UCK-së dhe se vëzhgonte terrenin, por që në momentin që kishte parë Alidemajn nuk kishte qenë me uniformë.
Po ashtu, B.O ka sqaruar edhe herën e dytë kur kishte parë të akuzuarin Alidemajn me 28 mars, ditën e masakrës.
“Rreth orës 12 isha tek shtëpia në të njëjtin vend t’u e vëzhgu situatën dhe Muhameti nga drejtimi i fshatit Leqinë ka zbritë poshtë ka ardhë në Izbicë aty ku isha unë dhe 3 metra se kam pas më shumë na ka përshëndet dhe ka shkuar teposhtë dhe kur ka shku 20-30 metra u nal ka vëzhgu 4-5 minuta shiqojke rreth e rreth dhe u shku në drejtim të fshatit Vojnikë. Ka qenë me rroba civile dhe në dorë s’ka pas asgjë”, tha dëshmitari B.O.
Ndërkaq, për herën e tretë dëshmitari B.O tha se Muhameti ishte shkuar vet i dyti nga lugu i fshatit Izbicë në drejtim të bregut dhe i njëjti sipas tij i kishte përshëndetur “si jeni” në gjuhën shqipe.
“Ndërsa personi tjetër që ishte bashkë me Muhametin s’ka fol asgjë. Dhe nuk ka shku as gjysmë ore që Muhameti me këta persona janë largu, dhe janë vra I.O, Xh.D dhe A.B të cilët ishin në vend roje”, tha dëshmitari B.O.
I pyetur se a e njeh Xh.O, dëshmitari ka pohuar duke treguar se e njëjta ishte maltretuar nga Muhameti ditën e masakrës.
Më pas, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili ka kërkuar nga dëshmitari B.O ta shikojë të akuzuarin duke e pyetur se a është ky personi që ai e ka parë tre herë.
“Po ky është ama se ka pas këtë shnet, ky është edhe s’po du me pa hiq”, u përgjigj dëshmitari B.O.
Ndërsa, paraprakisht është dëgjuar dëshmitarja N.Sh e cila duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Morina ka sqaruar se ajo gjatë viteve 1998-1999 ka jetuar në fshatin Leqinë në komunën e Skenderajt, kurse më 28 mars 1999 tha se kishte qenë në fshatin Izbicë.
Tutje, ajo tha se pasi që kishin shkuar ushtarët aty i kishin ndarë burrat dhe gratë dhe se nga familja e saj kishin marrë babën.
Ajo më pas tha se gjatë kohës sa kishin qëndruar aty për 1 orë, kishin përjetuar maltretime të mëdha ku kishin qenë diku 5 rrathë nga ushtria serbë me të cilët i kishin rrethuar popullatën.
Më pas, dëshmitarja N.Sh ka sqaruar se pas një ore kishin vazhduar rrugën por që babën më prej momentin që ishin ndarë nuk e kishin parë.
“Unë për fatin e babit e kam kuptuar, pas 2 jave. Unë kam qenë në Shqipëri në Kukës kur e kam kuptuar”, tha ajo.
Ndërkaq, e pyetur se a ka dëgjuar ndonjëherë për të akuzuarin Muhamet Alidemaj, dëshmitarja N.Sh tha se për të kishte dëgjuar vetëm përmes mediave duke mohuar ta ketë parë më 28 mars në Izbicë këtë person.
Paraprakisht në këtë seancë, trupi gjykues ka aprovuar propozimin e prokurorit Morina që emrat të cilët eventualisht do të përmenden nga dëshmitarët, të publikohen vetëm me iniciale.
Seanca e radhës lidhur me këtë çështje penale u caktua më 31 korrik 2023.
I akuzuari Alidemaj, po akuzohet nga prokuroria special se gjatë periudhës 24 mars dhe deri me 10 qershor kishte shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare, duke kontribuar në vrasjen e shqiptarëve në fshatin Izbicë.
Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj po ngarkohet se gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.
Sipas aktakuzës, Alidemaj më 28 mars 1999 në fshati Izbicë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e popullsisë civile, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit në vendin e quajtur “Malet e Stejevcit”, në kodrën e rrugës Kërrninë – Belicë, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe në të cilën bënin pjesë edhe Ivo Obradovic, Stanoje Shkerkiq, Sasha Vidiq, Milenko Miletiç, Sava Shkerkiq, Ranko Shkerkiq, Bogoljub Miletiq, Ivica Vidiq, Bane Shkerkiq si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, shkojnë tek vendi – livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile e fshatit Izbicë dhe fshatrave të tjera përreth, me dhunë i ndajnë gratë dhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare dhe dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.
Ndërsa, burrat e mbetur thuhet se i ndajnë në tri grupe, duke i dërguar secilin grup në një vend të caktuar dhe i ekzekutojnë me armë automatike duke i vrarë 130 persona, prej të cilëve 114 viktima u identifikuan, emrat e të cilëve janë paraqitur në shtojcën 1 të kësaj aktakuze, kurse 12 civilë i mbijetuan ekzekutimit, emrat e të cilëve gjenden në shtojcën 2 të kësaj aktakuze, ashtu që trupat e cilëve të vrarë pas 2-3 dite ishin varrosur nga fshatarët.
Tutje, sipas aktakuzës thuhet se përafërsisht pas dy muajve të vitit 1999, i akuzuari Alidemaj së bashku me pjesëtarët e tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, u kthyen sërish në fshat, i zhvarrosën trupat me ekskavator dhe i larguan duke i transportuar me disa kamionë në drejtim të panjohur, ndërsa pas përfundimit të luftës trupat e viktimave u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, në fshatin Suhodoll të Mitrovicës dhe në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Më tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Alidemaj së bashku me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor, cenimin e integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosje, grabitje dhe shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile të fshatit Izbicë dhe fshatrave përreth, ashtu që fillimisht i detyruan me dhunë civilët shqiptarë që të largoheshin nga shtëpitë e tyre duke i kërcënuar ata me armë dhe i grumbulluan në një livadh në mes të fshatit.
Me ç‘rast, i akuzuari Alidemaj thuhet se së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, e thirrën të dëmtuarën Xhemile Osmanaj që të dalë nga turma e njerëzve ku ishin grumbulluar, fillimisht nën kërcënimin e armës ia morën 1 mijë marka gjermane, pastaj nën tytën e armës në shpinë, e detyruan që t’iu prijë gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.
Më pastaj, aktakuza thotë se i pandehuri Muhamet Alidemaj e goditi me shuplakë në fytyrë tek dera e shtëpisë dhe e urdhëruan që të shkojë tek turma e civilëve të grumbulluar në livadh, kurse civilëve të tjerë iu konfiskuan të gjitha sendet e tyre personale me vlerë, i rrahën rëndë disa nga meshkujt, i detyruan me dhunë gratë dhe fëmijët të largoheshin në drejtim të Klinës, duke iu thënë të shkojnë në Shqipëri, si dhe nën kërcënimin e armëve ua grabitën çdo gjë me vlerë monetare dhe në fund i shkatërruan dhe i dogjën shtëpitë e fshatit Izbicë.
Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje, e ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje