LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari: Rreshterit i çuan fjalë se nuk do ta gëzojë tokën

Dëshmitari: Rreshterit i çuan fjalë se nuk do ta gëzojë tokën

Në gjykimin për vrasjen e rreshterit Shemsi Gashi, vëllai i tij tregoi se eprori policor ishte kërcënuar para vrasjes.

Në gjykimin ku dy persona akuzohen për vrasjen e eprorit policor të krimeve ekonomike Shemsi Gashi lidhur me një tokë, dëshmoi vëllai i të ndjerit.

Shefki Gashi, vëllai i rreshterit policor Shemsi Gashi që u vra në vitin 2015, tha në gjykatë se eprori policor kishte marrë kërcënime nga Ramadan Gashi, njëri nga të akuzuarit e këtij procesi.


Ai tha se raportet në mes tyre dhe kushërinjve, të akuzuar për planifikim të vrasjes së Shemsi Gashit, kishin filluar të ftoheshin për shkak të një problemi pronësor në mes të të ndjerit dhe Ramadan, Mujë e Agron Gashit.

Bëhet fjalë për një parcelë pronësore prej 40 arësh në Lagjen e Spitalit në Prishtinë të cilën e kishin trashëguar bashkërisht nga paraardhësit e tyre.

Sipas dëshmitarit, pasi që Shemsiu kishte paditur të akuzuarin Ramadan Gashi dhe i kishte fituar të gjitha kontestet gjyqësore, ai kishe marrë kërcënime direkte me sharje e fyerje.

Shefki Gashi gjatë dëshmisë së tij tha se Ramada Gashi i kishte dërguar fjalë rreshterit policor se “atë tokë s’ka me gëzu sa të jam unë gjallë”.

Shefki Gashi tha se në të pamën për vëllanë e tij, një koleg i Shemsi Gashit i kishte treguar për një ngjarje.

“Vëllau im ka qenë duke pirë kafe me kolegun e tij të punës dhe kolegu e tij i ka thënë ‘nga larg po të shikon shumë keq ai person dhe e pyeta Shemsiun se çfarë ke punë me të?’ E Shemsiu më tha ‘po më kërcënon për pronë’, për të cilin kontest gjyqësor vetëm se dihet”, deklaroi vëllai i të ndjerit.

Vëllai i rreshterit të vrarë policor tregoi se si kolegu i vëllait të tij ia kishte përshkruar njeriun që e shikonte me ngulm Shemsi Gashin.

“E këtë person, kolegu i të ndjerit e kishte përshkruar si të dobët, të gjatë dhe zeshkan. Ju vlerësojeni nga përshkrimi se cili është nga vëllezërit”, tha dëshmitari.

Në fund të seancës, avokatët mbrojtës kërkuan heqjen e paraburgimit të të akuzuarve në mënyrë që ata të mbrohen në liri.

“Keni parasysh se 6 anëtarët kryesorë të familjes Gashi janë duke u mbajtur në paraburgim për më tepër se dy vite, e në shtëpi kanë lënë bashkëshortet e fëmijët e tyre”, tha avokati mbrojtës i të akuzuarit Mujë Gashi, Mexhid Syla.

Por kjo kërkesë u refuzua nga trupi gjykues në krye me gjykatësen Valbona Musliu- Selimaj.

Rreshteri Shemsi Gashi u vra mëngjesin e 25 marsit 2015 rrugës për në zyrën e tij.  Hetimet e prokurorisë së Prishtinës kanë përjashtuar mundësinë që vrasja të ketë motiv punën të cilën Gashi e kishte kryer në Policinë e Kosovës.

Gashi u vra në Lagjen “Mati” të Prishtinës.

Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.

Vesel Gjinovci, njëri nga të akuzuarit në një nga seancat e kaluara e ka pranuar fajësinë për këtë vrasje si  dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, për vrasjen e Gashit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro. /KALLXO.com/

Lufta Prigozhin - Putin

Më shumë

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Kalo në kategori

Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Magazina
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Lajme
A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Botë
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë